Sport

Zbulohet data e hedhjes së shortit për Kupën e Botës ‘Katar 2022’

Autori: Gazeta inFokus 19:35 | 22 October 2020

FIFA ka bërë të ditur datën e hedhjes së shortit për kualifikimet për Kupën e Botës ‘Katar 2022’, shkruan Gazeta inFokus.

Ceremonia është vendosur të mbahet në formë virtuale për shkak të pandemisë, me 7 dhjetor në Cyrih të Zvicrës, nga ora 18:00.

Në pritje të shortit janë 13 vende të ndryshme. 10 vendet e para të renditura nga FIFA përcaktohen automatikisht.

-Advertisement-

Të paret e secilit grup do të kualifikohen direkt, do të jenë 5 grupe me nga 6 ekipe, dhe 5 grupe me nga 5 ekipe.

10 nënkampionet dhe “dy fitues të grupeve në Ligën e Kombeve UEFA 2020-2021 që nuk janë kualifikuar për në Botëror 2022 ose për Play-Off si nënkampion të grupeve”, garojnë në Play-Off për tre vendet e mbetura./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera