Rozë

Zbulohet i dashuri biznesmen i modeles së njohur shqiptare (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 22 August 2017

Megi Ndokaj është një nga modelet shqiptare, që po korr sukses brenda dhe jashtë trojeve shqiptare.

24 vjeçarja që e nisi karrierën rreth 8 vite më parë, kur edhe u pikas nga agjenti i modës së Victoria’s Secret, është sot pjesë e seteve fotografike me të mirënjohurin Fadil Berisha.

Ajo ka qenë në disa kopertina revistash shqiptare si modele, dhe pjesë e projekteve të modës me stilisten Enada At’Nikolla. Së fundmi modelja shqiptare është kapur ‘mat’ në krahët e një biznesmeni të suksesshëm në Angli, teksa shihen duke kaluar së bashku pushimet në plazhin e Jalës. Modelja dhe biznesmeni shfaqen mjaft të lumtur në krahët e njëri-tjetrit. /BalkanWeb

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera