Lajme

Zbulohet atentati që po përgatitej ndaj George W. Bush, FBI publikon detajet

Autori: Gazeta inFokus 23:29 | 24 May 2022

Një burrë nga Iraku, i akuzuar për lidhje me ISIS, që jeton në Shtetet ne Bashkuara ka planifikuar dikur që të vriste ish-presidentin amerikan President George W. Bush.

Sipas Forbes, Shehab Ahmed udhëtoi në Dallas në nëntor për të filmuar rezidencën e ish-presidentit. Qëllimi i tij ishte gjithashtu të rekrutonte një grup bashkatdhetarësh.

Informacionet i referohen një aplikimi për një urdhër hetimi të FBI-së të paraqitur më 23 mars dhe të pavulosur, këtë javë në Ohio. FBI gjurmoi grupin përmes punës së dy informatorëve konfidencialë dhe monitorimit të llogarisë së dyshuar të partnerit WhatsApp.

-Advertisement-

Ahmedi, sipas urdhër-arrestit, donte të vriste George W. Bushin sepse e bëntë fajtor për vrasjen e shumë irakianëve dhe shpërbërjen e vendit pas pushtimit ushtarak amerikan në 2003. /abcnews.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera