Auto&Tech

Zbulohet Aston Martin DB11 Volante i ri

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 13 October 2017

Aston Martin ka zbuluar DB11 Volante të ri, i cili është version pa tavan i super veturës DB11.

Ky version pa tavan ka të njëjtën strukturë sikurse DB11 coupe, ndërsa ka motorin 4.0 litërsh twin-turbo V8 i cili prodhon 503 kuajfuqi.

Aston Martin ka tavanin e konvertueshëm tradicional nga pëlhura i cili ka tetë shtresa të ndryshme, e që hapet për 14 sekonda në mënyrë elektrike e mbyllet për 16 sekonda në shpejtësi deri 50 kilometra në orë, transmeton koha.net.

-Advertisement-

Shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 4.2 sekonda e shpejtësinë maksimale mund ta arrijë deri në 300 kilometra në orë.

Aston Martin DB11 Volante çmimin fillestar e ka 180 mijë euro, që është 16 mijë euro më shumë se DB11 V8 coupe e 2 mijë më shumë se ai V12.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera