Sport

Zbulohet arsyeja pse u shty ndeshja ndërmjet Dritës dhe Inter Escaldesit

Autori: Gazeta inFokus 17:51 | 08 August 2020

Ndeshja parakualifikuese në Ligën e Kampionëve ndërmjet Dritës dhe kampionit të Andorrës, Inter Escaldesit është shtyrë për 90 minuta, shkruan Gazeta inFokus.

Takimi fillimisht ishte paraparë të niste nga ora 18:00, mirëpo për shkak të vonesës së plotësimit të dokumentacionit për ‘Covid-19’ nga organizatori për dy ekipet, dueli është shtyrë për në orën 19:30.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i nga Gjilani përmes një njoftimi në llogarinë e tyre zyrtare në facebook.

-Advertisement-

Më poshtë keni pasimin e klubit të Dritës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera