Sport

Zbulohet arsyeja pse Lewandowski refuzoi ofertën marramendëse nga Real Madrid

Autori: Gazeta inFokus 22:54 | 04 August 2020

Pavarësisht se Real Madrid është një nga klubet më të rëndësishëm në botë, gjatë historisë së gjatë të skuadrës ka qenë i detyruar të pranojë edhe disa refuzime prestigjioze.

Një nga këto refuzime ka ardhur nga Robert Lewandowski, sulmuesi i Bayern Munich.

Sipas One Sport, polaku duket se ka refuzuar në 2013-ën një ofertë shumë të rëndësishme nga Real Madrid.

-Advertisement-

Nëse do të kishte pranuar propozimin madrilen, Lewandowski do të kishte marrë 11 milionë euro në momentin e nënshkrimit të kontratës, plus 8.6 milionë euro në sezon deri më 30 qershor të 2020-ës.

Një operacion me kosto të përgjithshme 75 milionë euro.

Megjithatë, lojtari ka falënderuar dhe ka refuzuar, duke u transferuar te Bayern Munich pak muaj më mbrapa.

Arsyen e refuzimit e ka zbuluar Cezary Kucharski, këshilltar i lojtarit deri në 2018-ën:

“E kam bindur se duhej të ishte numri një te një klub i madh. Te Real Madrid do të ishte mbrapa Benzema dhe francezi do ta kishte fituar garën”.

“Nuk mund ta lejoja që të transferohej te një klub ku konsiderohej si zgjedhja e dytë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera