Zbulohet arsyeja pse disa burra ndjehen të trishtuar, të irrituar dhe të larguar pas seksit
Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 17 February 2020
Gati gjysma e burrave raportojnë se ndjehen të trishtuar, të irrituar dhe të largët pas seksit dhe pretendojnë se përjetojnë “disfori post-koitale”, zbulon një studim i ri. Studimet deri tani kanë zbuluar se ky fenomen ndodh vetëm tek gratë, por ky i fundit mund të jetë një zbulim i errët për meshkujt.
“Ne kishim kryer hulumtime mbi PCD (disfori post-koitale ) tek gratë, dhe përqindja e tyre që e përjetonin këtë fenomen ka qenë shumë e madhe”, shprehet për Neësweek, autori i studimit studimit Robert Schëeitzer, një profesor i psikologjisë në Universitetin e Teknologjisë në Queensland.
Hulumtimi i Schëeitzer vëzhgoi 230 gra dhe zbuloi se 46 përqind kishin përjetuar simptoma të PCD siç janë nervozizmi dhe të qara pas një marrëdhënie të këndshme në një pikë të jetës së tyre. Studimet tregojnë se PCD mund të lidhej me stresin psikologjik ose abuzimin seksual që në fëmijëri. Nga përvoja e punës së tij me burra dhe gra si psikolog klinik, Schëeitzer vuri re se edhe burrat po raportonin ndjenja të ngjashme pas seksit, dhe filloi të dyshonte se PCD tejkalon barrierat gjinore.
Për ta provuar këtë, Schëeitzer dhe kolegët e tij kërkuan që 1,208 burra në Australi, Zelandë të Re, Britani të Madhe, SH.B.A., Rusia dhe Gjermania të plotësojnë pyetësorë anonimë në internet për ndjenjat e tyre pas seksit. Në përgjithësi, 41 përqind e burrave thanë se kishin përjetuar simptoma të PCD në një moment të jetës së tyre, të cilat vinin nga mos dëshirimi për t’u prekur dhe dëshira për të ikur nga dhoma, ndiheshin të bezdisur, mosmarrëveshje, nuk kishin emocione, madje ndiheshin dhe bosh. Deri në 20 përqind të burrave raportuan se kishin një formë të PCD brenda muajit të kaluar dhe 3 deri në 4 përqind e ndjejnë atë rregullisht. Ngjashëm me hulumtimet e kaluara për gratë, PCD ishte e lidhur me shqetësime psikologjike, abuzim seksual që në fëmijëri dhe mosfunksionim seksual.
Studimi nuk ka krahasuar burrat beqarë me burrat e martuar, ose burrat me fëmijë, kështu që është e paqartë nëse marrëdhëniet afatgjata ose rënia e testosteronit i vë burrat pak a shumë rrezik. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se njerëzit nuk duhet të kenë patjeër traumë nga fëmijëria ose shqetësime psikologjike për të pasur PCD. Thjesht mund të jetë një kthim i ashpër nga një rritje hormonale gjatë seksit.
Schëeitzer pajtohet që ende nuk dihet shkaku i PCD tek burrat, dhe këto gjetje paraprake kryesisht kanë për qëllim identifikimin e kushteve për studime në të ardhmen. Sidoqoftë, ai është mjaft i sigurt se trishtimi, nervozizmi dhe shqetësimi pas seksit nuk janë pasqyrim i ndonjë problemi të veçantë në marrëdhënie.
“Duket se ekzistojnë një varg faktorësh, përfshirë ndjeshmërinë gjenetike, faktorët e mundshëm hormonalë dhe faktorët psikologjikë potencialisht, të cilët ne nuk i kuptojmë në këtë kohë,” shtoi ai. “Ne nuk mendojmë se ka të bëjë me marrëdhëniet, por me diçka më komplekse.”
Të tjera
-
Ish-kryeministri slloven Borut Pahor po synon pozitën e Lajçakut: Do të ofroj referencat e mija për dialogun Kosovë-Serbi
Ish-presidenti slloven Borut Pahor, i cili po synon pozitën që do ta lërë emi...
-
Deklarimi i çuditshëm i pasurisë nga Hysamedin Feraj: Shtëpinë e llogaritë 12 euro e 50 cent, banesën rreth 115 euro
Hysamedin Feraj çudit me vlerën e pasurive, deklaron shtëpi 12 euro e 50 cent...
-
Gazetari serb: Vuçiq dhe Lista Serbe do t’i tradhëtojnë deri në fund serbët e Kosovës
Analisti serb, Branisllav Kërstiq, ka deklaruar se në amplitudën e tradhëtisë...
-
Hoti ngre alarmin për mungesë të investimeve kapitale, kërkon rishikim të politikave fiskale
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaron se në Qeverinë Kurti janë ...
-
Shkoi për ta vizituar babanë, u bë piktor i njohur, historia frymëzuese e Zecir Gashit nga Gjermania
Një histori frymëzuese nis në vitin 1994 kur Zecir Gashi, kishte udhëtuar për...
-
Kosova merr një mirënjohje në Bienalen e Venecias, ministrja serbe e lëshon sallën (Video)
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se p...
-
46 mijë e 556 qytetarë me të drejtë vote në referendumin e së dielës në veri
46 mijë e 556 qytetarë të katër komunave veriore, kanë të drejtë të marrin pj...
-
Shumica e pasurisë së kryeparlamentarit Konjufca në emër të prindit
Vetëm një banesë 90 metra katrorë që ka vlerën e 60 mijë eurove, e ka deklaru...
-
Ngritët kallëzim penal ndaj dy inspektorëve dhe u.d kryeinspektores së Shëndetësisë, ia ndërprenë jashtëligjshëm punën një qendre shëndetësore
Është ngritur kallëzim penal ndaj ushtrueses së detyrës së kryeinspektores së...
-
Presidentja Osmani shumicën e pasurisë e deklaron në emër të bashkëshortit të saj
Në deklarimin e pasurisë të bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Presidentj...
-
Kryeministri Kurti deklaron pasurinë: Banesë në vlerë 400 mijë euro në emër të gruas (Dokument)
Kryeminsitri Albin Kurti ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrups...
-
Ramush Haradinaj deklaron pasurinë: Vetëm shtëpitë dhe vila e tij kanë vlerë mbi 1.2 milion euro (Dokument)
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar pasurinë e tij në A...