Sport

Zbulohet arsyeja pse dështoj transferimi i Messit tek Chelsea

Autori: Gazeta inFokus 18:00 | 15 October 2020

Lionel Messi bëri bujë të madhe gjatë kësaj vere në momentin kur i dërgoj një letër drejtuesve të klubit blaugran, ku kërkoi largimin nga Barcelona, shkruan Gazeta inFokus.

Argjentinasi deshi ti jepte fund aventurës së tij me Barcelonën pas dështimeve që pati gjatë sezonit të kaluar, kurse humbja nga Bayern Munchen 8-2 në Ligën e Kampionëve ishte arsyeja kryesore.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ishte shumë pranë largimit nga Katalunia edhe në vitin 2014, por atëherë drejt Chelseat.

-Advertisement-

Gazetari italian, Gianluca di Marzio, në librin e tij të botuar “Grand Hotel Calciomercato” ka folur rreth dështimit të transferimit të Messit në Stamford Brigde.

Jose Mourinho, që në atë kohë drejtonte Chelsean, kishte arritur ta bindte Messit, madje “blutë e Londrës” ishin të gatshëm të paguanin rreth 250 milionë funte dhe t’i jepnin një pagë vjetore rreth 50 milionë euro.

Sipas Di Marzio, arsyeja e dështimit të këtij transferimit të argjentinasit ishte babai i tij Jorge, që njëherit është edhe agjenti i Messit.

Në atë vit Messi ishte i akuzuar për “evazion fiskal”, por mendonte që Barcelona nuk do ta mbronte para mediave./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera