Sport

Zbulohet arsyeja e vdekjes së legjendës Diego Maradona

Autori: Gazeta inFokus 18:43 | 25 November 2020

Diego Armando Maradona ka vdekur sot (e mërkurë) në moshën 60-vjeçare.

Mbrëmja e së mërkurës ka qenë e hidhur dhe njëkohësisht e kobshme për botën e futbollit.

Kjo pasi është raportuar vdekja e legjendës së madhe të futbollit, argjentinasit Maradona në moshën 60-vjeçare.

-Advertisement-

Legjenda argjentinase ishte i shtruar në spital në fillim të nëntorit, por një operim në tru shkoi me sukses, ndërsa u lirua para disa ditësh nga spitali.

Por, nuk vonoi shumë dhe Maradona u raportua i vdekur pasi të mërkurën në mëngjes ai pësoi një arrest kardiak apo sulm në zemër dhe ndihma e parë në vendin e ngjarjes nuk arriti ta rikthejnë në jetë atë.

Lajmi për vdekjen e Maradonas ka mërzitur të gjithë spektrin sportiv, e në veçanti atë të futbollit, me shumë legjenda e lojtarë aktiv që tani po i kushtojnë rreshta legjendës pas vdekjes së tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera