Lajme

Zbulohet arsyeja e ndarjes së Bill dhe Melinda Gates

Autori: Gazeta inFokus 15:47 | 12 May 2021

Gruaja e njeriut të katërt më të pasur të botës, raportohet se ka nisur të mendojë për divorcin rreth kohës kur financieri famëkeq pedofil Jeffrey Epstein vdiq në burg vitin që shkoi.

E përditshmja amerikane Wall Street Journal shkruante në 2019 se 56 vjeçarja Melinda, kishte pajtuar një grup avokatësh për divorcin e mundshëm, kur kishte mësuar për marrëdhënien e burrit të saj me Epstein, i cili vdiq në burg teksa priste gjyqin për trafik seksual minorenesh.

Melinda raportohet se kanë qenë në siklet për marrëdhënien e Bill Epstein që prej vitit 2013, por ajo kishte vendosur të mendonte seriozisht divorcin në tetor 2019, koha kjo kur një artikull i të përditshmes Neë York Times detajonte takimet e Bill me Epstein, përfshi dhe një natë fjetjeje në vilën e Epstein në New York.

-Advertisement-

Artikulli detajon lidhjet e ngushta të Epstein me të pasurit e të fuqishmit, madje shton se asnjë prej tyre nuk ishte aq i rëndësioshëm sa asokohe “njeriu i dytë më i pasur në botë: Bill Gates”. Por ndryshe nga të tjerët, zoti Gates kishte nisur miqësinë e tij “pas” dënimit fillestar të Epstein për krime seksuale me të mitura.

E përditshmja ‘Daily Beast’ raporton se Melinda, e kishte paralajmëruar burrin për lidhjet me Epstein që prej vitit 2013.

Rrjeti shkruan se Melinda ishte e zemëruar me Bill për takimet me financierin e dënuar për krime seksuale, dhe sipas saj, kjo ishte pika e kthesës në marrëdhënien e tyre.

Rrjeti shkruan se Bill e Epstein janë njohur në 2011, disa vjet pasi Epstein arriti një marrëveshje me prokurorët dhe u dënua me vetëm 13 muaj burg për nxitje prostitucioni në vajzat e mitura. Kushtet e marrëveshjes së vitit 2008 ishin edhe sot objekt kontestimesh e akuzash për korrupsion. Ndërsa kur Epstein u akuzua për trafik seksual, ai u gjet i vdekur në burgu e Neë York, i shpallur i vetëvrarë.

Melinda tashmë mund të bëhet gruaja e dytë më e pasur e botës me një pasuri rreth 73 miliardë dollarë.

Indeksi i Bloomberg vendos Bill Gates aktualisht si personi katërt më i pasur në botë me rreth $146 miliardë, transmeton tch.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera