Zbulohet agjenda e takimit mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel
Autori: Gazeta inFokus 21:20 | 16 August 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen të enjten më 18 gusht në Bruksel, pas më shumë se një viti nga takimi i tyre i fundit, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.
Takimi i nivelit të lartë mbi dialogun Prishtinë-Beograd do të mbahet në Bruksel ku do të jenë të pranishëm edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borrell dhe përfaqësuesi special i BE-së Miroslav Lajçak.
Në faqen zyrtare të Bashkimit Evropian bëhet e ditur se takimi do të nisë të enjten në orën 10:30 dhe do të fokusohet në rrugën përpara në dialog dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Gjatë takimit do të trajtohen gjithashtu çështjet aktuale dhe do të synohet zbutja e tensioneve mes palëve. Përfaqësuesi i lartë i BE-së do të zhvillojë gjithashtu takime të veçanta me secilin lider.
Në fund të takimit përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell do të mbajë një deklaratë për mediat. Deklarata nga Përfaqësuesi i Lartë Borrell do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen zyrtare të BE-së dhe do të publikohet në faqen e internetit të (EEAS).
Ndërkohë në prag të takimeve në Bruksel, Kryeministri i Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, takuan të martën më 16 gusht përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it.
Në fokus të takimit ishin edhe takimet e ardhshme në Bruksel si dhe proceset e çështjet lidhur me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Gjatë takimit u theksua përkushtimi për vazhdimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Italisë.
Të tjera
-
Komuna merr vendim: Pjesëmarrësit në Sunny Hill lirohen nga pagesa e transportit publik
Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që t’i lirojë nga pagesa të gjithë pjesëm...
-
Mediat serbe: Pasi vrau policin, Faton Hjarizi shkoi tek një shtëpi, vodhi një biçikletë dhe iku
Mediat në Serbi kanë publikuar një video, në të cilën, sipas tyre shihet Fato...
-
Haxhiu s’i beson Serbisë se është vrarë Faton Hajrizi, e dënon vrasjen e policit në Lloznicë, kërkon hetim ndërkombëtar për ikjet nga burgjet
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se është e papranueshme pë...
-
Gazetari Lani thotë se bisedoi me Faton Hajrizin një ditë para vdekjes: Mu dhimt shumë
Arsim Lani, gazetar dhe moderator i “Frontal”-it, ka shkruar një shkrim në ku...
-
Arrestohet në Portugali kunati i Ervis Martinajt, fshihej prej 11 vitesh në një pallat luksoz
Arrestohet në Lisbonë Arben Kaçorri, kunati i Ervis Martinajt, i cili rezulto...
-
Kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve, vidhnin identitetet dhe keqpërdornin kartelat bankare
Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka kërkuar paraburgim ndaj dy të dyshuarve...
-
Eksperti shqiptar i sigurisë: Faton Hajrizi m’u dhimbs si të ishte vëllai im, e kaloi jetën në burgje
Ilir Kulla, njohësi i çështjeve të sigurisë nga Shqipëria ka reaguar pas vras...
-
Osmani takon presidentin bullgar Radev: Biseduam për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE, BE e NATO
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se në Mbretërinë e Bashkuar e ka takuar ...
-
23-vjeçari shqiptar vŕet me thikë 19-vjeçarin në Angli
Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar dhe akuzuar për vrasjen e një adoleshe...
-
Parashikimi për ulje të temperaturave, MSH njofton se vendimi për kufizimin e orarit të punës përfundon sot
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vendimi për për kufizimin e orarit të...
-
Rreth 60 aksidente trafiku për 24 orë
Brenda 24 orëve në Kosovë u shënuan 59 aksidente trafiku Kështu bën me dij...
-
Vràsja e Faton Hajrizit – Si u lokalizua dhe si u vra në Serbi?
Mas rreth 40 orësh kërkime, Faton Hajrizi u lokalizua dhe u vra nga policia s...