Lajme

Zbulohet agjenda e Gërvallës gjatë vizitës zyrtare në Izrael

Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 06 May 2022

Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, me ftesë të homologut izraelit, Yair Lapid, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Izrael që nga 8 maji.

Në kuadër të kësaj vizite, ministrja Gërvalla do të takohet me homologun e saj Lapid, me kryetarin e Jerusalemit Moshe Leon, ministrin për
Jerusalemin dhe Trashëgiminë Zeev Elkin, kryetarin e Federatës Izraelite të Odës Ekonomike Uriel Lynn dhe një grup mërgimtarësh, të cilët jetojnë në Izrael, njofton Klankosova.tv.

Gjatë kësaj vizite temat kryesore do të jenë avancimi i marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve, zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare.

-Advertisement-

“Me qëllim të thellimit të marrëdhënieve dypalëshe do të nënshkruhen katër marrëveshje të bashkëpunimit, përmes të cilave Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Izraelit do të angazhohen për të promovuar dhe intensifikuar bashkëpunimin në fushën e edukimit, kulturës, bashkëpunimit ekonomik, bujqësisë, ujërave, shkencës, teknologjisë, inovacionit, shëndetësisë dhe fushave të tjera me interes të përbashkët” thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Kujtojmë se vizita e ministres Gërvalla në këtë shtet është e para e një ministri të Punëve të Jashtme të Kosovës, që nga njohja e Republikës së Kosovës nga Izraeli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera