Fokus

Zbulohen skenari i një pjese të PDK-së, për ta bërë Memli Krasniqin kryetar të partisë

Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 24 June 2021

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në Kuvendin e jashtëzakonshëm të PDK-së, ku pritet zgjedhja e kryetarit të ri të kësaj partie.

Kandidaturat ende nuk janë zyrtarizuar, por tre emra që pritet të jenë në garë janë Enver Hoxhaj, Memli Krasniqi dhe Vlora Çitaku.

Edhe pse ende nuk është e definuar saktë kjo garë, ekziston një skenar brenda strukturave të larta dhe të fuqishme të PDK-së se kush duhet të jetë në krye të partisë.

-Advertisement-

Gazeta Infokus, merr vesh nga burimet e saj në PDK se garda e vjetër e partisë ka një plan për ta bërë Memli Krasniqin kryetar.

Një nga figurat qendrore të PDK-së, ka thënë në kushte anonimiteti se Sami Lushtaku qëndron prapa idesë që Memli Krasniqi të kandidojë dhe të bëhet kryetar i PDK-së.

Madje informacionet e Gazetës Infokusit, brenda PDK-së thonë që ka qenë këmbëngulja e Lushtakut që Krasniqi t’i futet kësaj gare dhe për këtë ka marrë përkrahjen edhe të figurave tjera të PDK-së.

Sipas këtyre burimeve, ka një pajtim që Vlora Çitaku të mos kandidojë fare por të jetë përkrahëse e Krasniqit në mënyrë që më pas ish ambasadorja të jetë nënkryetare e parë e PDK-së.

Ky skenar parasheh edhe një vend meritor për Enver Hoxhajn në parti, pasi i njëjti e ka marrë udhëheqjen e PDK-së në kohën më të papërshtatshme të saj.

Sipas të njëjtave burime, Hoxhajt do t’i ofrohet njëra nga pozitat e nënkryetarëve.

Ndryshe, Memli Krasniqi njihet si njeri nga kuadrot e gjeneratës së re të PDK-së qe ka fituar simpatinë e shumicës së krerëve të PDK-së që i takojnë gjeneratës së vjetër. I inkuadruar në partinë e krahut të luftës rreth 15 vite me parë, Memli thuhet se gëzon një respekt edhe në të gjitha strukturat e PDK-së. Nuk ka qenë shumë i përfolur në aferat e shumta të kësaj partie gjatë kohës kur ishin në pushtet e nuk ka armiqësi të madhe me asnjërin nga fraksionet e partisë.

Kjo sipas tyre i jep përparësi në raport gjithë të tjerët nëse ndiqet strategjia për të. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera