Zbulohen pronarët e vërtetë të velierës me 1.2 ton kanabis
Autori: Gazeta inFokus 21:33 | 24 September 2017
Prokuroria Shqiptare dhe autoritetet italiane kanë identifikuar edhe dy italianë, si pjesëtarë të grupit të trafikimit e 1.2 tonëve kanabis të bllokuar nga policia e Fierit dhe Vlorës, mesnatën e 19 Shtatorit.
Emrat e tyre nuk bëhen të ditur, por për ta prokuroria ka kërkuar informacion nga autoritetet italiane. Një prej tyre dyshohet se është edhe pronari i velierës me të cilën po transportohej droga mbrëmjen e 19 Shtatorit të këtij viti në bregdetin e Semanit.
Ndërkaq prokuroria dhe policia shqiptare dyshojnë se në këtë rast trafiku janë përfshirë edhe shqiptarë ende të paidentifikuar. Organi i akuzës po ashtu dyshon se Veliera do të shërbente për transportimin e lëndës narkotike, nga bregu në det të hapur.
Për faktin se varka turistike ka një motor të vogël e ka të pamundur për të kaluar me ngarkesën që kishte. Pasi të kishte dalë në det të hapur droga do të ngarkohej në një anije më të fuqishme, që do të kryente edhe trafikimin e saj drejt Italisë.
Këto fakte u bënë të ditura këtë të diel, në Gjykatën e Krimeve të Rënda, gjatë caktimit të masës së sigurisë ndaj dy të arrestuarve Xhovani Palladino e Veli Imeri. Palladino nuk pranoi të jepte deklarime para gjykatës. Nga ana tjetër, Veli Imeri pranoi se kishte qenë në barkë, por dinte se ngarkesa kishte qenë me cigare dhe jo me lëndë narkotike.
Ai pohoi se kishte tentuar të largohej në drejtim të Italisë në mënyrë klandestine pasi nuk mund të kalonte ligjërisht në vendet e BE-së. Por këto pretendime u hodhën poshtë nga organi i akuzës.
Prokurori Blerim Tominaj tha se gjatë operacionit të policisë, i janë filmuar dy personat që ndodheshin në bordin e varkës turistike, që në mënyrë të herë pas hershme çantat me drogë në det.
Gjatë ndjekjes, atyre iu është bërë thirrje disa herë për të ndaluar, por se ata nuk iu bindën policisë deri sa ajo arriti t’i ndalonte./TvKlan
Të tjera
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë di...
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...
-
Arrestohet një person në Banullë të Lipjanit, iu gjet mạrihụanë
Një person është arrestuar në fshatin Banullë të Lipjanit. Policia ka njof...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkọolit sụlmoi policët
Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka...
-
Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për dhụnim
Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar nj...
-
Vdẹs një burrë në QKUK, policia po e heton rastin
Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rast i cili p...
-
Shala me falënderim publik për bashkëshorten e tij: Me Salën kemi rrugëtuar bashkë që nga ilegalja
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka falen...
-
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa mbetje pesticidesh, vetëm 3 ngarkesa problematike në eksport
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka dhënë një deklaratë për publiku...
-
Vetëm 50% e agjendës legjislative u përmbush këtë vit në Kuvendin e Kosovës
“Nuk ka kourum Kuvendi për me vazhdu..” Kjo shprehje u dëgjua shumë shpesh në...
-
Pritje deri në 1 orë te Dheu i Bardhë
Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me k...