Lajme

Zbulohen prapaskenat e dorëheqjes së shefit të AKI-së Shpend Maxhunit

Autori: Halil Berisha 16:15 | 06 November 2019

Shpend Maxhuni, ka dhënë dorëheqje nga posti i Agjencionit Kosovar për Inteligjëncë.

Këtë lajm të ditur e ka bërë vet kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i cili Maxhunin edhe e ka dekoruar me medaljen e Skënderbetu.

“Për kontributin e tij në obligimet shtetërore dhe Institucionale e dekorova z. Maxhunin me Medaljen e Skenderbeut, me motivacionin për profesionalizëm dhe besnikëri në shërbim ndaj atdheut. Gjatë këtij mandati, Qeveria e Kosovës është angazhuar pandalë në forcimin e rendit dhe ligjit në vend dhe institucionet e sigurisë. Në këtë angazhim, roli i z. Maxhunit ka qenë i rëndësisë së veçantë dhe sot, AKI është një ndër institucionet më profesionale dhe më kredibile në vend dhe më gjërë”, ka shkruar Haradinaj.

-Advertisement-

Mirëpo, këtu nuk u përmenden arsyen e dorëheqjes së kryespiunit.

Por, gazeta inFokus, mëson nga burimet e saj, se Maxhuni shpejt pritet që të emërohet si Ambasador në shtetin e Turqisë.

Kjo madje, sipas burimeve, ka qenë marrëveshje e mëhershme dhe e koordinuar me institucionet relevante.

Gazeta inFokus, ka biseduar edhe me zëdhënësen e qeverisë, Donjeta Gashin, të cilën e ka pyetur për këto informata, mirëpo kjo e fundit, i ka thënë gazetës se tanimë zyrtare është vetëm dorëheqja e tij, dhe nuk ka informata tjera.

Maxhuni, që para postit të drejtorit të AKI-së, kishte edhe pozitën e shefit të Policisë së Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

E gjatë, kësaj kohe, ishin deportuar gjashtë shtetas turq, të cilët ishin në Kosovë, për dyshimet se kishin lidhje me Gylenin.

Për këtë punë, e mënyrën e deportimit të tyre, kishin reaguar edhe ambasadat ndërkombëtare në Kosovë, por edhe institucionet e BE-së.

Ky ka qenë rasti i parë që në komision hetues parlamentar janë sjell edhe Kryeministri i vendit, por edhe Presidenti, e i gjitë zingjiri komandues i institucioneve të sigurisë në vend, përfshirë këtu edhe Maxhunin, si ish shef policie.

Madje, për këtë rast, pati edhe dorëheqje e shkarkime, shkruan gazeta inFokus.

Nga ky rast u shkarkua edhe ish-shefi i AKI-së, Driton Gashi, postin e të cilit e zurit Shpend Maxhuni./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera