Lajme

Zbulohen pozitat e VLEN në qeverinë e rë të Maqedonisë së Veriut

Autori: Gazeta inFokus 12:14 | 28 May 2024

Krerët e koalicionit opozitar shqiptar VLEN do të jenë pjesë e pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, përpos kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami që do ti kthehet detyrës së kryetarit të komunës së Tetovës.

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi sot pritet të marrë detyrën e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Me zgjedhjen në këtë detyrë, ai paraprakisht është dorëhequr nga posti i kryetarit të kësaj partie dhe në vend të tij detyrën do ta kryen deputeti Bekim Sali.

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari pritet që të jetë ministër i shëndetësisë, duke lënë detyrën e të parit të komunës. Taravari rikthehet në këtë detyrë pas më shumë se 7 viteve, kur ishte pjesë e Qeverisë së Zoran Zaevit, dhe që doli ministri më i suksesshëm për disa muaj të udhëheqjes të dikasterit të shëndetësisë.

-Advertisement-

Kryetari i LD-së, Izet Mexhiti po ashtu do të lë mandatin e deputetit dhe do të jetë në postin e zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera