Zbulohen negociatat me Athinën për personin që do shpërthente karburantin në Himarë
Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 01 November 2017
Kur policia bashkë me fadromat e IKMT-së u afruan të prishin një karburant në Himarë, pronari i objektit lëshoi gazin në shenjë kërcënimi.
Fatmirësisht nuk ndodhi asnjë një shpërthim. Policia ndërhyri dhe pronari i karburantit u shoqërua në komisariat.
Pas kësaj, punonjësit e IKMT-së zbuluan bombula gazi të fshehura në objekt, që mund të shpërthenin në momentin e rrëzimit të godinës.
Një ditë më pas, për këtë ngjarje foli Ministri i Jashtëm grek Nikos Kocias. Me pretendimin se pronari i objektit ishte minoritar, në mbrëmje janë zhvilluar negociata. Athinës i është premtuar që pronareve të karburantit, do t’i jepet truall dhe licencë diku tjetër.
Premtimi është bërë nga zv/ministri i Energjetikës, mbas konsultimeve me shefat e tij politik në Tiranë, sipas Kocias.
“Përsa i përket pronave, ato që u prishën, pronarët e tyre s’munden të sigurojnë tituj pronësie, ndaj dhe s’munden të kërkojnë dëmshpërblime siç bëhet kudo tjetër. Përjashtim bënte vetëm karburanti, për të cilin dje natën vonë kishte konsultime dhe një premtim nga ministri i Energjetikës, nga zëvendësi i tij, i cili premtoi se do i jepet leje të ndërtojë karburant diku tjetër.
Presim ta mbajnë këtë premtim. Siç e dini, s’mund të pengojmë zhvillimin e një vendi tjetër, por ne mbrojmë minoritetin në të drejtat e tij” tha Nikos Kocias, ministër i Jashtëm i Greqisë.
Për herë të parë Kocias ka pranuar se s’mund të ndalohet plani i zhvillimit të një vendi tjetër, por ajo që Athina kishte detyrë, ishte të merreshin në mbrojtje ata pronarë kishin tituj pronësie, të cilët duhej të merrnin dëmshpërblim me vlerën e tregut.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...