Lajme

Zbulohen mbetje mortore në afërsi të Gjakovës

Autori: Gazeta inFokus 23:00 | 26 November 2017

Policia e Gjakovës ka rrethuar një zonë në rrugën që çon drejt Prizrenit për shkak të dyshimeve se aty ka mbetje mortore.

Zëdhënësja e Policisë së Gjakovës, Lirije Podrimaj, tha për KALLXO.com se dyshohet se në këtë vend ka disa eshtra porse ende nuk dihet saktë për çfarë është fjala.

“Ende nuk dihet saktë a janë mbetje mortore apo jo. Kjo do të bëhet e ditur pasi të vijë ekipi përkatës nesër në vendin e ngjarjes”, tha Podrimaj për KALLXO.com.

-Advertisement-

Ndërkohë, KALLXO.com merr vesh se Policia është duke e ruajtur këtë vend qe së paku dy ditë.Po ashtu, burime të KALLXO.com thonë se dyshohet që në atë vend të ketë eshtra të viktimave të luftës së fundit në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera