Lajme

Zbulohen identitetet e tre të plagosurve nga krimi në Skenderaj

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 10 August 2023

Një burrë mbeti i vrarë dhe tre të tjerë u plagosën pas një incidenti me armë zjarri që ndodhi mesnatën e së mërkurën në fshatin Runik të Skenderajt.

Sipas raportimeve në media, Nexhmedin L., 39 vjeçar nga fshati Pemishtë (Padalishtë), është viktima nga kjo ngjarje që tronditi Skenderajn. Ai po ashtu është djali i pronarit të lokalit, ku ndodhi rasti.

Ndërkohë, tre plagosurit janë Qendrim J., [1991], Fidan J., [1982] dhe Muhamet R., [1988], transmeton Paparaci.

-Advertisement-

Dy nga tre të plagosurit janë nga fshati Çitak. Të lënduarit po trajtohen në QKUK.

Policia dhe Prokuroria kanë nisur hetimet dhe se janë në kërkim të autorëve që qëndrojnë mbrapa këtij krimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera