Fokus

Zbulohen fakte të reja, kompania GEN e lidhur me Martin Berishajn për 7 muaj bëri pazare 11.8 milionë me Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 26 April 2022

Gazeta Infokus ka siguruar fakte të tjera të pazareve të Kosovës me kompaninë GEN me seli në Beograd, e cila u raportua se është e lidhur me ambasadorin, Martin Berishaj.

Kompania GEN, këshilltar i të cilës u raportua së është ambasadori Martin Berisha, gjatë gjithë vitit  të kaluar ka bërë pazare milionëshe me Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Kjo kompani me seli në Beograd, e përfolur që është në pronësi të oligarkëve serb të njohur edhe si mafia energjetike e Ballkanit, nuk e ka pasur aspak problem që të blej energjinë e prodhuar në Kosovë.

-Advertisement-

Gazeta Infokus raportoi javën e kaluar se kjo kompani i ka shitur Kosovës rreth 4.2 milionë euro energji elektrike për vetëm dy muaj, dhjetor 2021 dhe janar 2022, para këto të dhëna të cilat ishin nga Qeveria e Kosovës për tejkalimin e krizës energjetike.

LEXO EDHE: Skandal: Kompania GEN e lidhur me ambasadorin Berisha mori 4.2 milion€ nga Kosova për dy muaj

Por, GEN me seli në Beograd dhe Shkup, po del se ka qarkulluar edhe dhjetëra miliona euro të tjera nga blerja e energjisë së prodhuar në termocentralet e KEK në Obiliq.

Sipas raporteve të tregtimit të energjisë që ka siguruar Gazeta Infokus, për periudhën 1 qershor deri me 31 dhjetor 2021, GEN ka qenë një ndër blerësit kryesor të energjisë elektrike dhe atë me çmime super të lira.

Pazari i KEK-ut me kompaninë GEN kap shifrën prej 11.8 milionë euro vetëm për periudhën 7 mujore të vitit 2021.

Nga totali i eksportit për këtë vit qe ka qenë 58 milionë euro, vetëm kjo kompani ka marr rreth 12 milionë euro apo 20 % të nga totali i shitjes.

Skandali shpërtheu javën e kaluar në televizionin Slloven, Planet TV e për të cilin raportoi fillimisht www.nacionale.com, që e lidh ambasadorin e Kosovës, Martin Berishaj me kompaninë GEN.

Skandali qe ngriti dyshime për transaksione të dyshimta në vlerë prej mbi gjysmë milioni euro të ambasadorit Martin Berishaj, nxiti reagime e kritika të shumta, pasi ky raportohet se ka raporte të afërta me kreun e ekzekutivit në Kosovë, Albin Kurtin dhe partinë e tij.

Skandali mori përmasa të mëdha edhe për faktin se dikur si opozitar Albin Kurti akuzonte KEK-un dhe qeveritë e kaluara se po tregtonin energji elektrike me kompani të mafias serbe që kontrollon Ballkanin duke përmendur edhe Damir Fazlliç dhe Vojin Lazaroviç.

Derisa nga publikimi i skandalit të Ambasadorit Berisha po kërkohet shkarkimi i tij, edhe kreu i ekzekutivit, Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani i kanë dalë në mbrojtje duke pretenduar e justifikuar mos shkarkimin e tij pa pasur një verdikt final që vërteton aferën./Gazeta Infokus/

Në vazhdim gjeni dokumentet:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera