Rozë

Zbulohen emrat e tre banorëve që priten të hyjnë në “Big Brother VIP”

Autori: Gazeta inFokus 17:41 | 04 January 2022

Reality-show, “Big Brother Albania VIP” tashmë është kthyer në një ndër emisionet me të shikuara në trojet shqiptare, madje duke u bërë edhe temë diskutimi në shoqërinë tonë.

Sonte në natën e spektaklit pritet të merret vendimi për shtyrjen e finales deri më 18 shkurt, e jo siç ishte paraparë të ishte në javën e dytë të janarit.

-Advertisement-

Ndërsa në media rozë është përfolur se do të jenë tri hyrje të reja në shtëpi, ditën e djeshme u bë i ditur edhe emri i njëres prej tre banorëve që do të hyjë sonte e që është moderatorja kosovare, Egzona Rafuna.

Faqja e njohur në rrjetin social “Instagram”, ‘Vipat e Bllokut’ kanë publikuar edhe emrat e dy banorëve të tjerë.

Banori i dytë që do të hyjë është Genajd Shypheja i cili është me profesion tenist, ndërsa emri i dytë është këngëtarja, Xheisara Frisku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera