Lajme

Zbulohen dy çanta plot me armë në kufirin greko-shqiptar

Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 20 December 2021

Policia Kufitare e Sarandës ka sekuestruar në kufirin e gjelbër, 3 armë zjarri (dy kallashnikovë dhe një pistoletë), dy granata dhe 120 fishekë luftarak.

Sipas policisë nga kontrolli i ushtruar në vendin e quajtur “Mesogun i Vogël” ka gjetur dy çanta të zeza në brendësi të të cilave kishte 2 kallashnikovë, 1 armë zjarri pistoletë, 2 granata dore me ndezës, si dhe 120 fishekë.

Policia po vijon punën për të gjetur autorët të cilët janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

-Advertisement-

Në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera