Lajme

Zbulohen dokuemntet sekrete të ISIS-it, ja çka përmbajnë

Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 13 September 2017

Forcat irakiane gjatë operacioneve të tyre në provincën Dejale në lindje të Irakut, kanë zbuluar dokumente të rëndësishme rreth grupit terrorist ISIS.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se të shtunën komanda e operacioneve të Tigrit, njoftoi fillimin e operacioneve për çlirimin e pjesës verilindore të provincës Dejale në lindje të Irakut për t’i dhënë fund veprimeve të grupit terrorist ISIS në këtë rajon.

Forcat e përbashkëta të Irakut me mbështetjen e forcave vullnetare popullore të Irakut “Hashd Sha’bi”, gjatë operacioneve për spastrimin e pozicioneve të terroristëve të ISIS në Vadi Thalab, 80 km në verilindje të Bakubas, kanë gjetur një kartë memorieje me të dhëna rreth identitetit dhe shtetësisë së pjesëtarëve të grupit terrorist ISIS, si dhe veprimet e tyre.

Në bazë të këtij bruimi, Abu Adhra, terroristi i cili njihej si guvernatori i Dejales, së bashku me 13 terroristë të tjerë janë vrarë të shtunën në Vadi Thalab.

-Advertisement-

Njëkohësisht me këtë, Zijad Khalifa, komandant i brigadës 24 të forcave Hashd Sha’bi, duke folur rreth operacioneve për ndjekjen e terroristëve dhe zbulimin e vendeve ku janë fshehur ata në rajonet verilindore të provincës Dejale, deklaroi: “Gjatë këtyre operacioneve rajoni është spastruar nga çfarëdo lloj mine dhe lënde eksplozive dhe është shkatërruar një depo e madhe me armë dhe pajisje ushtarake të terroristëve të ISIS”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera