Lajme

“Zbulohen” detaje tjera nga vjedhja e dy milionë euro nga Thesari: Në vjedhje janë të përfshirë më shumë se një zyrtar i MF-së

Autori: Gazeta inFokus 23:55 | 22 October 2020

Albert Krasniqi, analist nga Demokracia Plus, në Interaktiv të KTV-së ka thënë se në vjedhjen e 2 milionë eurove nga Thesari i shtetit duhet të jenë të përfshirë më tepër se një zyrtar i Ministrisë së Financave.

“Ministrja Bajrami tha se ky është një rast i mirë organizuar i cili ka të bëjë edhe ndërhyrje të krimeve kibernetike dhe të tjera. Kështu që nuk besoj se kjo ndërlidhet me një zyrtar të vetëm ose disa nëpunës aty, por që me siguri është një pjesë më e madhe e njerëzve të cilët janë përfshirë por që duhet të shohim tani edhe hetimet të cilat duhet të kryhen dhe duhet të na nxjerrin përgjegjësit kryesorë të cilët janë përfshirë në këtë rast”, ka thënë Krasniqi.

Ajo çfarë është me rëndësi të bëhet, sipas Krasniqit, është që të ketë njëlloj të auditimit apo të hetimit më të thellë të rasteve të kaluara, të cilat këta zyrtarë kanë qenë të përfshirë dhe jo vetëm.

-Advertisement-

Ai shton se publiku duhet të sigurohet se raste të tilla nuk kanë ndodhur më herët dhe shpresojmë se ky të jetë vetëm një rast i vetëm dhe nuk janë keqpërdorur miliona të tjerë nga Thesari.

“Ka pasur shumë mjete që janë ndarë tani edhe për rimëkëmbjen ekonomike, në ndihmë të bizneseve, të qytetarëve të tjerë të cilët kanë marrë njëlloj të asistencës dhe këto ne duhet të jemi të sigurt se paret e qytetarëve nuk po keqpërdoren dhe janë duke u menaxhuar mirë. Dhe po ashtu të sigurohemi se çfarë masa do të marrë Ministria për të mos lejuar që raste të tilla të përsëriten në të ardhmen”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera