Zbulohen detaje të reja rreth sulmuesve të Sokol Zogajt, ja nga sa para morën për ta rrahur (Foto)
Autori: Gazeta inFokus
11:20 | 30 Gusht 2017
Policia e Kosovës ka identifikuar sulmuesit e Sokol Zogajt falë denoncimit të babait të njërit prej sulmuesve.
Insajderi ka mësuar se babai i njërit prej sulmuesve i ka treguar Policisë së djali i tij, së bashku me dy persona tjerë, kanë rrahur drejtorin e Shërbimit Korrektues.
Ai i ka thënë Policisë se i biri i tij është paguar 500 euro për pjesëmarrjen në këtë sulm.
“Në mbrëmje duke i shikuar lajmet, djali ka treguar se këtë persona e kanë rrahur sot dhe është paguar 500 euro”, i ka thënë Policisë babai i sulmuesit.

Me ta dëgjuar rrëfimin ai ka shkuar në Polici dhe ka treguar.
Falë këtij bashkëpunimi, Policia ka identifikuar Blerim Abdullahun, Burim Zhejqiq dhe Guri Mulollin si sulmues, por ende nuk ka arritur t’i arrestojë ata. Ka kryer një aksion bastisjeje në shtëpitë e të dyshuarve dhe ka konfiskuar veturën që dyshohet se është përdorur ditën e sulmit.
Policia nuk ka pranuar të flasë lidhur me këtë çështje.
Zogaj u rrah dy javë më parë në hyrje të banesës së tij në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Ai po shkonte në punë atë ditë pa shoferin e tij.
Prej dy ditësh shoferi i Zogajt ishte i sëmurë dhe nuk ishte zëvendësuar me një tjetër, ani se prej kohësh është përballur me kërcënime të ndryshme për shkak të punës si drejtor i Shërbimit Korrektues.
Zogaj ishte rrahur me mjete të forta. Si pasojë e goditjeve në kokë kishte pësuar dëmtime dhe çarje në kokë.
Në një rrëfim për Insajderin, ditën që ishte rrahur, Zogaj kishte disa pista se kush mund të qëndrojë prapa sulmit, por nuk përmende emra konkretë.
“Duke shkuar në punë, t’u dalë prej banesës, dy persona të panjohur më kanë sulmuar në katin e parë. Meqë aty është errësirë, nuk kamë mundur me i identifikuar. Ata më kanë gjakosë, dhe kam qenë në gjendje shumë të rëndë.
Zogaj prej se ka ardhur në krye të shërbimit thotë se ka ndërmarrë veprime ligjore për të parandaluar parregullsitë, përfshirë ndalimin e kontrabandës dhe largimin nga puna të të korruptuarve.
“Pasi jam ardhur unë ushtrues i detyrës si drejtor, jam mundu me ngrit nivelin e sigurisë, dhe do lëshime që janë bërë më herët, nuk i kam toleruar. Nga kjo rrjedh që kjo dikujt nuk i ka konvenuar”, ka thënë ai.

T� tjera
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...


































