Lajme

Zbulohen detaje të reja, përgjegjësi i zjarrfikëseve për rastet emergjente tregon për momentin kur arritën në IML, çfarë ndodhi aty?

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 21 November 2023

Ushtruesi i detyrës së komandantit të Brigadës profesionale të zjarrfikëseve dhe shpëtimit, Malë Gashi ka thënë për Gazetën Infokus se në Institutin e Mjekësisë Ligjore është djegur një zyrë e madhe dhe një zyrë tjetër ndihmëse afër saj.

Ai ka thënë se janë djegur dokumente dhe se ka pasë goxha shumë material në zyrë, mirëpo që ende nuk duhet nëse është dejgur terësisht apo diçka ka shpëtuar.

“Aty është një zyrë e madhe dhe një zyrë ndihmëse, që ka dokumente, ne informatën e kemi marrë në orën 07:54 minuta. Ekipet menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, në fakt na informatën e kemi marrë se është duke u djeg objekti dhe kur kemi shku atje e kemi pa që është e përfshimë një zyrë e madhe me një zyrë ndihmëse, përcjellëse, sigurisht aty ka pasë materiale të zyrës. Njerëz të lënduar nuk ka. Sigurisht që diçka ka shpëtu aty po tash end enuk dihet se për shkak aty ka avull ende edhe ekipet për këtë arsye janë ende aty edhe pse zjarri është lokalizuar, dhe janë duke e hulumtuar vendin që mos me lënë diçka që mund të jetë burim i zjarrit.

-Advertisement-

Derisa ai ka dhënë detaje edhe për burimin e zjarrit që ka thënë se ende nuk dihet dhe mbetet të hetohet rasti se prej nga ka ardhur ky zjarr, shkruan Gazeta Infokus.

Zjarri në IML- Gërxhaliu del në vend ngjarje me duar në kokë

“tash duhet të largohet një herë ekipa e zjarrfikësve dhe t krijohen kushtet për hulumtim e atëherë është inspektori në vendin e ngjarjes inspektori për hulumtime të shfaqjes së zjarrit të cilët i vazhdojnë procedurat për shkaqet e zjarrit. Pra deri më tash ende nuk dihet dhe duhet të bëhet hulumtimi. Saktësisht nuk e dimë ku ka nisë zjarri mirëpo e dimë që kur kemi shku në vendin e ngjarjes ato dy zyra vetëm kanë qenë të përfshime nga zjarri” ka përfunduar ai.

Kujtojmë se nga policia kanë konfirmuar tashmë se nuk ka të lënduar. Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka thënë për Infokus se policia është duke ndërmarrë hetimet e nevojshme për rastin.

“Sot rreth orës 08:00, është raportuar se në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë , dy zyra janë përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë ajo./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera