Lajme

Zbulohen detaje rreth takimit të nesërm Hoti-Vuçiq – Kur fillon dhe kush do flasë pas takimit?!

Autori: Gazeta inFokus 17:47 | 15 July 2020

Nesër në Bruksel do të takohen kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, me ndërmjetësim të Përfaqësuesit të Lartë të BE’së, Josep Borell, dhe emisarit për dialogun, Miroslav Lajcak.

Siç është konfirmuar në një komunikatë për media nga zyra e BE’së në Prishtinë, takimi i nivelit të lartë do të fillojë në orën 16:00.“Pas takimit virtual, dialogu në mes të Beogradit dhe Prishtinës i ndërmjetësuar nga BE, do të mbahet në Bruksel të enjten më 16 korrik”, thuhet në komunikatë, derisa tregohet se takimi do të nisë pasdite në orën 16:00.

Para takimit do të flasë Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borell, derisa pas takimit do të flasë emisari për dialogun Miroslav Lajcak.

-Advertisement-

Derisa për shkak të situatës me pandeminë, qasja e gazetarëve në ndërtesën ku do të mbahet takimi do të jetë e pamundur.

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera