Sport

Zbulohen arsyet pse mungojnë Berisha, Zeneli dhe Zhegrova

Autori: Gazeta inFokus 12:07 | 13 October 2020

Kombëtarja e Kosovës ka udhëtuar drejt Greqisë ku nesër do të zhvillojë ndeshjen e radhës nga ora 20:45.

Në listën e lojtarëve të cilët udhëtuar drejt Greqisë, nuk janë përfshirë Valon Berisha, Arbër Zeneli dhe Edon Zhegrova.

Në njoftimin e saj, Federata e Futbollit të Kosovës, ka bërë të ditur se mungesa e këtyre tre lojtarëve vjen pas ekzaminimeve mjekësore në mëngjesin e sotëm ku u konstatua që ata nuk janë në gjendje të luajnë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera