Lajme

Zbulohen 569 kg kanabis e fshehur në një humnerë me Greqinë

Autori: Gazeta inFokus 08:09 | 14 June 2017

Rreth 569 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa dhe katër litra vaj kanabisi, janë sekuestruan nga antidroga e Janinës. Ngjarja ka ndodhur në zonën mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Sipas policisë greke, sasia e drogës ishte e fshehur në një humnerë. Ajo ishte e paketuar në 302 pako.

Mediat vendase shkruajnë se policia e kishte vënë re me kohë lëndën narkotike, por priste edhe trafikantët.

-Advertisement-

Policia e mbante nënkontroll vendin duke e vëzhguar me dylbi nga kufiri shqiptar dhe nuk arritën që të bënin të mundur ndalimin e tyre, pasi ishin largua./shekullionline

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera