Shëndetësi

Zbulohen 44 gjene të depresionit, secili ka disa prej tyre

Autori: Gazeta inFokus 18:32 | 26 April 2018

Një analizë e fundit nga shkencëtarët zbulon se çdo njeri posedon gjene të depresionit.

Sipas analizave të ADN-në nga rreth 500,000 njerëz janë zbuluar variatetet e reja gjenetike duke rritur rrezikun nga depresioni.

Studimi i ri identifikon 44 gjene të depresionit dhe secili prej disa nga këto gjene ndodhet tek secili njeri në botë.

-Advertisement-

Studimi është bërë nga Patrick Sullivan, profesor i gjenetikës dhe psikiatrisë në Universitetin e Karolinës Veriore.

“Gjetjet tona na ndihmojnë të dimë rreth antidepresivëve që synojnë gjene dhe proteina të ndryshme”, tha ai.

Ekzistenca e 44 faktorëve të rrezikut për depresion po ashtu konfirmon me të vërtetë se nga gjendja mund të preket secili prej nesh.

Në studim kanë marrë pjesë edhe 344,000 njerëz që nuk vuajnë nga depresioni, por shkencëtarët zbuluan se edhe ata janë gjenetikisht të rrezikuar nga sëmundja për shkak të pranisë së gjeneve të depresionit.

Sullivan thotë se e tëra varet nga mënyra e jetesës, që të prekemi ose jo nga gjendja e depresionit.

Ndryshe, Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se 350 milionë njerëz në gjithë botën vuajnë nga depresioni.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera