Lajme

Zbulimi i veprave kriminale në Prishtinë, Policia kap personat që qarkullonin me armë

Autori: Gazeta inFokus 21:45 | 19 January 2021

Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme operative -policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës.

“Si rezutat i kontrolleve të shtuara që po kryen policia, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, si dhe kapjen e personave që po qarkullojnë me armë, sot në tri lokacione të ndryshme (në lagjen Dardania, në lagjen Kolovicë dhe rrugën “Haxhi Zeka”), në Prishtinë, nga ana e zyrtarëve policor janë gjetë dhe sekuestruar : -një revole -dy pushkë gjuetie -dy kondakë të armëve të gjuetisë si dhe -disa pjesë të mekanizmit të armëve të gjuetisë”, ka thënë për IndeksOnline, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë në Rajonin e Prishtinës.

 

-Advertisement-

 

Personat e dyshuar sipas Ahmetit janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore dhe ndaj tyre në konsultim me prokurorin e shtetit janë iniciuar rastet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.​/Indeksonline

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera