Zbulimi i fundit i NASA-s në Mars: Është vërejtur diçka që i ngjan një dere
Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 17 May 2022
Roveri i NASA-s, Curiosity së fundmi incizoi diçka në Mars që, në shikim të parë, i ngjan një dere të gdhendur në shkëmb.
Nuk është çudi që në internet menjëherë filluan teoritë se ai ishte një objekt alien – diçka e bërë nga banorët e lashtë të Planetit të Kuq ose vizitorë më të rinj nga planetë apo botë të tjera.
Kjo “hyrje” të kujton një skenë nga një film fantastiko-shkencor në të cilin protagonisti, pasi kalonte nga një derë mistike, do të vinte në një portë që të çonte në galaktika të tjera ose në një tunel që përmban mbetjet e një qytetërimi alienësh të zhdukur prej kohësh.
Shpjegimi i shkencëtarëve
Megjithatë, shkencëtarët ofrojnë një shpjegim të ndryshëm dhe thonë se ndoshta bëhet fjalë për një lloj të caktuar thyerjeje shkëmbore që mund të ketë ndodhur pas tërmetit ose përmes proceseve të tjera gjeologjike.
Tërmetet në Planetin e Kuq nuk janë të rralla. Që kur InSight u ul në Mars në nëntor 2018, ai ka regjistruar më shumë se 1,313 tërmete. Pra, nuk do të ishte për t’u habitur që kjo lloj thyerje shkëmbi është në të vërtetë rezultat i një dridhjeje të fortë.
Është interesante të theksohet se tërmeti më i madh në Mars është regjistruar së fundmi. NASA deklaron se më 4 maj 2022, InSight zbuloi tërmetin më të madh të vërejtur ndonjëherë në një planet tjetër, dhe vlerëson se ishte me magnitudë 5, përcjell Gazeta Express.
Për më tepër, por jo më pak e rëndësishme, forma në shkëmb që i ngjan një dere në foto duket përafërsisht me madhësi njerëzore, por në fakt është një zgavër që është vetëm disa dhjetëra centimetra e lartë, 30×45 centimetra për të qenë të saktë.
“Nuk ka asgjë të çuditshme në foto”
“Kjo veçori u krijua nëpërmjet proceseve normale gjeologjike”, u citua të thoshte gjeologu Sanjeev Gupta nga Imperial College London për Sky News.
Një çarje e thellë është e dukshme brenda “derës”, që tregon për një thyerje në shkëmb. Ka fraktura të tilla si në Mars ashtu edhe në Tokë dhe ato mund të kenë ndodhur në çdo kohë në qindra milionë vitet e fundit.
“Ka shumë çarje si në Mars ashtu edhe në Tokë, ato mund të ndodhin pa tërmete. Nuk ka asgjë të çuditshme në foto, është një proces normal gjeologjik”, tha Gupta, i cili ka punuar në misionin Curiosity me NASA-n.
Curiosity filmoi këtë “portë të huaj” më 7 maj 2022 në një zonë gjeologjike të njohur si Greenheugh Pediment.
“Kasolle misterioze” në hënë
Sa i përket zbulimeve të çuditshme në hapësirë që i ngjajnë strukturave aliene, është e rëndësishme që të mos rrëmbehemi shumë me fotot e para, sepse kushedi se çfarë do të na thonë imazhet më të detajuara. Le të kujtojmë vetëm objektin në formë kubi të vërejtur nga roveri kinez Yutu 2 në Hënë vitin e kaluar.
Gjegjësisht, në dhjetor, një gazetar i portalit Spacenews, i cili përcillte misionin e roverit kinez Yutu 2 në Hënë, njoftoi në Twitter se një nga fotot që roveri ka regjistruar në distancë paraqiste një objekt të panjohur në formë kubi. Natyrisht, në të njëjtën kohë, filluan teori të ndryshme se si bëhej fjalë për alienët, dhe objekti u quajt në masë “kasollja misterioze”.
Pas kërkimeve të mëtejshme, rezultoi se “kasollja misterioze” ishte në fakt një shkëmb klasik hënor dhe se për shkak të lojës së dritës dhe hijes nga larg, dukej si një strukturë kuboide e pazakontë.
Të tjera
-
Dhuratat që i shkëmbyen Kurti dhe Erdogan gjatë takimit në kompleksin presidencial turk
Kryeministri I Kosovës Albin Kurti është takuar sot me Presidentin e Turq...
-
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Policia e Kosovës gjatë të premtes pasdite ka përfunduar aksionin policor...
-
Në vitin 2030 pritet të përfundojë pastrimi i Kosovës nga mi*nat e luf*tës
Nga 4,520 zona të rrezikshme nga minat në të gjithë Kosovën, pas luftës, tash...
-
Kurti dhe shefi i diplomacisë turke bisedojnë për projekte të përbashkëta
Krahas takimit dhe drekës së punës me Presidentin e Turqisë, Erdogan, bashkë ...
-
Haradinaj: Jemi këmbëngulës për ta bërë Kosovën anëtare të NATO-s
Kryetari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marr...
-
1 Qershori, dita pa makina në Tiranë
Për qytetarët e Tiranës e shtuna e 1 qershorit do jetë “Ditë pa makina”, ku q...
-
Kurti vizitoi dhe vendosi kurorë me lule në Mauzoleun e Mustafa Kemal Atatürkut
Pas takimit bilateral me Presidentin e Turqisë, Erdogan, kryeministri i Kosov...
-
Dronët Bayraktar testohen në Aeroportin e Gjakovës
Dronët Bayraktar janë testuar të premten në hapësirat e aeroportit të Gja...
-
Arrestohet një grua nga Vitia e arma*tosur në Prishtinë, dyshohej se mund ta lëndonte veten apo personat tjerë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një tentimvrasje ka ndodhur sot në qytetin e...
-
Tentoi ta fuste telefonin në burg duke e fshehur në televizor
Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj një...
-
Për pesë muaj shqiptohen afro 1800 gjoba ndaj konsumuesve të duh*anit në ambiente të mbyllura
Ministria e Shëndetësisë po vazhdon pa kompromis zbatimin e Ligjit për Kontro...
-
Lista Serbe: Vendimi i Qeverisë së Kosovës për shpronësime në veri, rrëmbim klasik i pronës serbe
Lista Serbe tha sot se vendimi i Qeverisë së Kosovës për shpronësimin e prona...