Zbulim: Hëna po largohet dalëngadalë nga Toka

Autori: Gazeta inFokus
09:48 | 21 March 2023
Në një zbulim të rrallë, shkencëtarët kanë zbuluar se Hëna po largohet dalëngadalë nga Toka. Hëna është i vetmi satelit natyror që rrotullohet rreth planetit tonë. Më parë, supozohej se ajo qëndronte në një distancë të njëjtë nga Toka për shkak të tërheqjes gravitacionale. Por zbulimi i ri ka ngritur disa pikëpyetje në lidhje me Hënën.
Sipas NASA-s, Hëna po largohet ngadalë nga Toka me 3.8 cm në vit. Dikur Hëna ishte një element kryesor i matjes së kohës, pasi përdorej si kalendar nga qytetërimet e lashta njerëzore. Megjithatë, zbulimi i fundit ka ngritur shumë pikëpyetje në lidhje me gjetjet dhe zbulimet e dikurshme.
Nëse Hëna do të vazhdonte të largohej nga Toka me të njëjtin ritëm, atëherë ajo ndoshta do të ishte përplasur me Tokën rreth 1.5 miliardë vjet më parë, gjë që nuk ka ndodhur kurrë në të kaluarën. Zbulimi i ri i distancës në rritje midis Hënës dhe Tokës, mund të jetë interesant. Por ai është gjithashtu një “udhërrëfyes i dobët mbi të kaluarën” besojnë profesor XhoshuaDejvis nga Universiteti i Kebekut në Kanada dhe bashkëpunëtorja e tij Margriet Lantink nga Universiteti i Uinskonsin, si dhe kolegët e tyre nga universitet e Utrehtit në Holandë dhe Gjenevës në Zvicër.
Por pse Hëna po largohet nga Toka? Ekspertët besojnë se arsyeja kryesore mund të jenë të ashtuquajturat “ciklet e Milankoviçit”. Ato përshkruajnë devijimin e vogël në formën e orbitës së Tokës dhe boshtit të saj, si dhe ndikimet e tij mbi sasinë e dritës së Diellit që merr Toka.
Sasia e dritës së Diellit që merr Toka ndikon shumë në klimën e saj, dhe është një tregues i periudhave të motit të lagësht dhe të thatë. “Ciklet e Milankoviçit” mund të çojnë në një ndryshim të plotë të motit në një rajon. Ato kanë qenë dikur arsyeja e periudhës së gjelbërimit në Shkretëtirën e Saharasë.
Po ashtu janë forca kryesore që ndikojnë tek madhësia e liqeneve në Tokë. Këto cikle dhe frekuencat përcaktojnë edhe distancën midis Hënës dhe Tokës. Sipas shkencëtarëve, rreth 2.46 miliardë vjet më parë, Hëna ishte 60.000 km më afër Tokës sesa sot. Kjo do të thotë që planeti ynë merrte rreth 17 orë në ditë dritën e Diellit./Bota.al

Të tjera
-
Matoshi: Njohja nga Sudani dëshmon fuqinë e Osmanit kur çlirohet nga fantazma e Kurtit
Njohësi i çështjeve politike, Halil Matoshi, ka reaguar në lidhje me njohjen ...
-
BE-ja bisedon për masat ndaj Kosovës, por nuk pritet ndonjë vendim
Në takimin e së hënës, ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të Bashkimit E...
-
LDK mirëpret njohjen nga Sudani: Rezultat i përpjekjeve të pandalshme të miqve ndërkombëtarë
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mirëpritur vendimin e shtetit të Sudanit pë...
-
Muharremi:Speca Rolex, Me përgatit speca me mish në këtë kohë duhesh me hi në kredi
Njohësi i politikave ekonomike, Shenoll Muharremi, ka reaguar me një postim n...
-
Kallas nesër mbledh në Bruksel kryediplomatët e Ballkanit Perëndimor
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën ...
-
Siklet për Vuçiqin, qytetarët ikën nga tubimi ende pa filluar të flasë
Para Kuvendit të Serbisë është mbajtur tubimi politik treditor “Serbinë nuk d...
-
Muharremi: Ministrja në detyrë e Jashtme refuzon kategorikisht çdo njohje të re që nuk është siguru nga vetë
Njohësi i politikave ekonomike, Shenoll Muharremi, ka reaguar ndaj Donika Gër...
-
”A jeni në pushim vjetor?”, kërkohet reagim i Ministrisë së Ekonomisë për rritjen e çmimit të rrymës
Njohësi i politikave ekonomike, Shenoll Muharremi, ka reaguar ndaj mungesës s...
-
”Po mësoni turqisht, pastaj po e harroni”, Osmani i përgjigjet Erdogan: Duhet ta praktikoj me ju
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan zhvillon një bisedë miqësore me homologe...
-
Kurti deklarohet për njohjen nga Sudani, përmend angazhimin e presidentes Osmani
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për njohjen nga Sudani, i cili...
-
Njohja e Kosovës nga Sudani – vjen reagimi i parë nga Qeveria
Kosovës ka shënuar edhe një hap përpara në forcimin e subjektivitetit të saj ...
-
Njohja me e re për Kosovën, Gërvalla: Mirënjohës Sudanit për vendimin, Presidentes Osmani dhe aleatëve
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwar...