Lajme

Zbërthimi i konceptit të pajtimit në kontekstin e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 12:25 | 22 June 2017

Sot Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim ka publikuar punimin “Zbërthimi i konceptit të pajtimit në kontekstin e Kosovës”, i cili për herë të parë zbërthen konceptin e “pajtimit” në mes të shqiptarëve dhe serbëve nëpërmjet një pikëpamje autentike të qytetarëve të Kosovës, dhe i cili ngrit vëmendjen mbi çështje të cilat janë esenciale për të arritur këtë pajtim. Realizimi i këtij punimi një vjeçar u mbështet nga Charles Stewart Mott Foundation, Ambasada e Zvicrres në Kosovë dhe Friedrich Ebert Stiftung.

Sipas të gjeturave kryesore të këtij hulumtimi, ekzistojnë pabarazi të rëndësishme në mes gjeneratave të ndryshme mbi çështjen e pajtimit dhe bashkëjetesës. Ndërkaq që tensioni primar në mes shqiptarëve dhe serbëve mbetet në qendër të një procesi të mundshëm pajtimi.

Përveç kësaj, rezultatet po ashtu theksojnë hendekun në mes legjislacionit dhe zbatimit të proceseve të pajtimit, dhe një thirrje nga popullata për t’u përqendruar në zhvillimin ekonomi dhe stabilitetin politik.

-Advertisement-

Bazuar në të dhënat kualitative të këtij punimi, qytetarët e Kosovës janë të njohur me konceptin e pajtimit për të cilët fjala “pajtim” reflekton dialog, ripërtërirje të një marrëdhënieje të prishur, kërkim falje, falje apo sakrificë për një të ardhme më të mirë. Po ashtu, qytetarët e Kosovës pajtimin e shohin në diskurse të ndryshme, duke e parë kështu si çështje kompromisi, në dimensione etnike, individuale dhe kolektive.

Për shumë respondentë të këtij hulumtimi, pajtimi është konstrukt i imponuar nga Perëndimi, komponentët e të cilit nuk janë të përfshira me sukses në shoqërinë kosovare. Ndërkaq, të pyetur se cila do të ishte rruga më e mirë për të arritur pajtimin, të intervistuarit e shihnin pajtimin si më të realizueshëm në nivelin individual sesa në atë kolektiv, duke i parë politikanët më shumë si pengesë se sa zgjidhje në procesin e pajtimit.

Hulumtimi po ashtu shfaq nevojën që Qeveria e Kosovës dhe Komuniteti ndërkombëtar të zhvillojnë një qasje nga poshtë-lart në mënyrë që të rivendosin besimin në mes të popullatës dhe institucioneve shtetërore, por gjithashtu të adresojnë tensionet shqiptaro – serbe dhe të merren me nevojat dhe pritjet e popullatës lidhur me situatën e tyre socio-ekonomik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera