Zbehen shpresat e kosovarëve për integrimin në BE
Autori: Gazeta inFokus 09:07 | 21 October 2019
Mos hapja e dyerve të BE-së për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut pritet të ndikojë negativisht edhe te Kosova, e cila është në fazën fillestare të integrimit në BE.
Ndonëse BE-ja ka një varg kërkesash për Kosovën, me theks të veçantë te dialogu me Serbinë, ky institucion ende nuk ka dhënë një vendim pozitiv për heqjen e vizave për kosovarët, ndonëse një gjë të tillë e kishte premtuar kohë më parë
Pas mosarritjes së konsensusit në Bashkimin Evropian për t’i hapur negociatat me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut, një gjë e tillë pritet të ulë pritshmëritë e “evropianëve të rinj”, të kosovarëve drejt ëndrrës së tyre euroatlantike. Javën që lamë pas shtetet e Bashkimit Evropian i thanë “Jo” nisjes së negociatave të anëtarësimit me dy vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndonëse në tryezën e bisedimeve mbizotëruan zërat se këtyre dy shteteve duhej dhënë përgjigje pozitive.
E derisa BE-ja vazhdon të ketë një numër të lartë kërkesash ndaj Kosovës, ku mbizotëron ajo për arritjen e një marrëveshjeje finale me Serbinë, shtetet anëtare të këtij unioni po vazhdojnë të mos unifikohen sa i përket heqjes së vizave të Kosovës. Kosovarët po vazhdojnë të mbahen të izoluar, ndonëse zyrtarë të BE-së u kishin premtuar atyre se me t’u arritur Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e zi do të hiqeshin edhe vizat.
Ekspertë të integrimeve vlerësojnë se mosunifikimi i BE-së për t’i hapur bisedimet me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut, si dhe mosdakordimi i tyre për heqjen e vizave për Kosovën shpërfaq mungesën e vullnetit të shteteve anëtare për të përkrahur zgjerimin e mëtutjeshëm të BE-së, qoftë në kuptimin e procesit të anëtarësimit, qoftë të heqjes së vizave.
Të tjera
-
Gërvalla falënderon kolegët për unitetin e arritur në çështjen e Këshillit të Evropës
Zëvdendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donik...
-
Macron bën thirrje për rritje të mbrojtjes: Evropa mund të vdesë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, bëri thirrje të enjten për mbrojtje më...
-
Haradinaj: Kurti i ndihmoi aleatët e Vuçiqit dhe Rusisë duke i përçarë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut
Kryetari AAK-së, Ramusha Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti pë...
-
Takimi me O’Brien, Kurti: Gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i vendit, Albin Kurti të mërkurën në Gjermani është takuar me nd...
-
Bruksel: Kërkohet takim trilateral Kosovë-BE-Serbi
Takimi mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel, i cili ishte...
-
Gjermania e kërkon Asociacionin, zbatimi i vendimit për Manastirin s’mjafton për finalen në Këshill të Evropës
batimi i vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit nuk është kundërpe...
-
Zgjatet orari në qendrat për pajisje me dokumente, punohet edhe të shtunave
Agjencia e Regjistrimit Civil sot ka marrë vendim që në të gjitha Qendrat për...
-
Tahiri: Raporti i DASh-it për Kosovën është letërnjoftimi i kësaj qeverie
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, duke komentuar rapor...
-
S’futet në rend dite propozimi i PDK-së për debat në lidhje me të gjeturat e DASh-it
Propozimi i PDK-së për debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit ...
-
U vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj tre të dyshuarve për su*min në Banjskë
Me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Gjykata Themelore ua ka vazhdu...
-
Në seancë të mbyllur nis dëshminë dëshmitari i 57-të në rastin Thaçi dhe të tjerët
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshm...
-
Nis seanca, PDK kërkon debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit të DASh-it
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar në emër të p...