Lajme

Zbatimi i marrëveshjes së 4 shtatorit, kërcënimi i Serbisë… Sheholli ‘zbulon’ temat që delegacioni i Shtëpisë së Bardhë i diskuton sot

Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 18 March 2022

Një delegacion i lartë i Shtëpisë së Bardhë do të vizitoj Kosovën, e ku fillimisht do të priten nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e më pas edhe nga kryeministri Albin Kurti.

Pos konfirmimeve zyrtare për vendin dhe orën e mbajtës së këtyre takimeve ndërmjet delegacionit të lartë nga SHBA me Osmanin e Kurtin, nuk janë dhënë detaje për arsyen e vizitës.

Njohësi i rrethanave Kosovë-Serbi, Fatmir Sheholli ka dhënë disa arsye për këtë vizitë.

-Advertisement-

Kërcënimi i vazhdueshëm i Serbisë ndaj Kosovës e sidomos pas agresionit rus në Ukrainë është një nga pikat ku delegacioni i SHBA dhe liderët dy institucioneve të Kosovës do ta diskutojnë sipas Shehollit, shkruan Gazeta Bilc.

“Vizita e delegacionit të Lartë për Siguri Nacionale i SHBA-ve është vizitë që tregon përkushtimin amerikan për Kosovën. Kosova po sfidohet nga Serbia dhe në këtë pikë institucionet e shtetit tonë po kërkojnë që të marrin dritën e gjelbërt për anëtarësim në NATO. Kjo vizitë shërben për shkëmbimin e informatave në nivel të Lartë. Gjithashtu nga kjo vizitë do të dëgjojmë falënderim për përkushtimin e Kosovës për refugjatët afganët”, thotë Sheholli.

Një temë tjetër që delegacioni nga SHBA pritet ta ‘çelë’ gjatë takimit me Osmani dhe Kurtin, sipas tij është zbatimi i marrëveshjes në plotni të 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, e nënshkruar asokohe nga ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti.

“Gjithashtu është me interes të jashtëzakonshëm që Kosova të përmbush të gjitha kriteret të cilat do të shprehen sot nga delegacioni, amerikan në aspektin e vlerësimit të arritjes së përparimit të zotimeve të dhëna nga shteti ynë në Shtëpinë e Bardhë”, thotë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera