Zbardhni dhëmbët në mënyrë natyrale vetëm me dy përbërës
Autori: Gazeta inFokus 07:01 | 19 May 2020
Dhëmbët e fortë e të shëndetëshëm mund të themi pa frikë se janë një dëshirë e çdokujt.
Kjo jo vetëm për rehatinë e të gjithë organizmit, pasi mund ta imagjinoni dhimbjen që shkakton një dhëmb i sëmurë, por edhe si një faktor plotësues i portretit dhe buzeqeshjes.
Duke qenë një nga pjesët e trupit që nuk ripërtërihet gjatë jetës, kujdesi për to bëhet akoma dhe më i veçantë.
Një nga problemet më të përhapura sot përsa i përket dhëmbëve është gjetja e furçës së duhur, pastës apo mjeteve të duhura që sigurojnë higjenë dhe bardhësi. Beteja quhet e fituar kur arrini të mbani në gjendjen e tyre normale ngjyrën dhe shëndetin e dhëmbëve tuaj. Për këtë nuk ka nevojë të shkoni çdo muaj tek dentisti, mjafton të nisni me disa përbërës që mund t’i keni në shtëpi ose t’i gjeni lehtë. Dy prej tyre në pak kohë do t’ju dhurojnë ngjyrën e bardhësinë natyrale të dhëmbëve tuaj.
Përbërësit
Gjysmë limoni i shtrydhur
1 lugë çaji xhel aloe vlera
Përgatitja
Për të nisur me këtë kurë natyrale së pari duhet të keni gojë dhe mishra dhëmbësh të shëndetëshëm. Në këtë mënyrë nuk do të rrezikoni të acaroni lëkurën e përreth gojës nga aciditeti i limonit. Lani mirë dhëmbët si zakonisht, pastrojini ato me një fije dentare e më pas me ujë dhe përgatisni trajtimin. Në një enë të vogël shtoni lëngun e gjysmës së një limoni dhe një lugë çaji aloe vera duke i përzier mirë.
Të dy këta përbërës lërini bashkë për disa momente e më pas zhysni furcën tuaj të dhëmbëve tek masa që përgatitët, aplikojeni tek dhëmbët duke i larë si zakonisht. Përdorni lëvizje rrethore dhe sigurohuni që të prekni të gjithë pjesën e dhëmbëve dhe dhëmballave. Limoni do të shkaktojë ndonjë djegie dhe parehati të vogël në lëkurë, por nëse është e durueshme vazhdoni me trajtimin.
Në të kundërt, nëse mishrat e dhëmbëve tuaj acarohen shumë gjatë këtij trajtimi atëherë ndërpriteni. Pasi t’i keni larë dhëmbët për 2-3 minuta shpëlajini me ujë të freskët dhe ndjeni pastërtinë që ky trajtim dhuron. Aplikojeni këtë trajtim jo më shumë se 3 herë në javë derisa të filloni të shikoni rezultatet që dëshironi./AgroWeb
Të tjera
-
Tre të dyshuar janë dërguar në mbajtje pasi u përplasën fizikisht me policinë në Klinë
Tre persona janë arrestuar pasi që të njëjtit gjatë një proteste nuk ju kanë ...
-
Mosmarrëveshje për pronë, arrestohet një person në Prishtinë
Të hënën në Prishtinë është arrestuar një person pasi i njëjti ka kanosur një...
-
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së KS: Serbia humb çdo betejë
Presidentja Vjosa Osmani në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të ...
-
Agjenda të ngjeshura, sot mblidhen shtatë komisione parlamentare
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport ...
-
Aksident në Lipjan, humb jeten një person
Rasti ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Rugova”, të këtij qyteti. Zëdhënësi i ...
-
Prokuroria Speciale sot pranon donacionin nga Ambasada e Britanisë së Madhe
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, do të jetë sot nikoqir i...
-
Pamje terrorizuese – Pas goditjes 6.3 ballëshe, dhjetëra tërmete në pak orë në Tajvan/Pamje
Më shumë se 80 tërmete, më i madhi prej të cilëve kishte një magnitudë 6.3 ba...
-
BE-ja reagon për rezultatet e votimit në veri, s’tregon kur do t’i heqë masat
Rezultatet e votimit në veri nuk kontribuojnë në zbutjen e tensioneve, kanë t...
-
Prokuroria: Trump u përpoq të manipulonte zgjedhjet me pagesat! Avokatët: Padia gjyqësore e pabazë
Donald Trump u përpoq të ndikonte në mënyrë të paligjshme në zgjedhjet presid...
-
Qeriqi vazhdon dëshminë në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqë...
-
Haliti për Bedri Hamzën: Është më i mirë se Albin Kurti
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, tha se kandidati i ...
-
Moti sot kryesisht me shi
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot pritet të jetë mot ...