Zbardhni dhëmbët në mënyrë natyrale vetëm me 2 përbërës
Autori: Gazeta inFokus 08:30 | 12 May 2021
Dhëmbët e fortë e të shëndetshëm mund të themi pa frikë se janë një dëshirë e çdokujt. Kjo jo vetëm për rehatinë e të gjithë organizmit, pasi mund ta imagjinoni dhimbjen që shkakton një dhëmb i sëmurë, por edhe si një faktor plotësues i portretit dhe buzëqeshjes. Duke qenë një nga pjesët e trupit që nuk ripërtërihet gjatë jetës, kujdesi për to bëhet akoma dhe më i veçantë.
Një nga problemet më të përhapura sot përsa i përket dhëmbëve është gjetja e furçës së duhur, pastës apo mjeteve të duhura që sigurojnë higjenë dhe bardhësi. Beteja quhet e fituar kur arrini të mbani në gjendjen e tyre normale ngjyrën dhe shëndetin e dhëmbëve tuaj. Për këtë nuk ka nevojë të shkoni çdo muaj tek dentisti, mjafton të nisni me disa përbërës që mund t’i keni në shtëpi ose t’i gjeni lehtë. Sugjerohet dy prej tyre të cilët në pak kohë do t’ju dhurojnë ngjyrën e bardhësinë natyrale të dhëmbëve tuaj.
Përbërësit
Gjysmë limoni i shtrydhur
1 lugë çaji xhel aloe vlera
Përgatitja
Për të nisur me këtë kurë natyrale së pari duhet të keni gojë dhe mishra dhëmbësh të shëndetëshëm. Në këtë mënyrë nuk do të rrezikoni të acaroni lëkurën e përreth gojës nga aciditeti i limonit. Lani mirë dhëmbët si zakonisht, pastrojini ato me një fije dentare e më pas me ujë dhe përgatisni trajtimin. Në një enë të vogël shtoni lëngun e gjysmës së një limoni dhe një lugë çaji aloe vera duke i përzier mirë.
Të dy këta përbërës lërini bashkë për disa momente e më pas zhysni furcën tuaj të dhëmbëve tek masa që përgatitët, aplikojeni tek dhëmbët duke i larë si zakonisht. Përdorni lëvizje rrethore dhe sigurohuni që të prekni të gjithë pjesën e dhëmbëve dhe dhëmballave. Limoni do të shkaktojë ndonjë djegie dhe parehati të vogël në lëkurë, por nëse është e durueshme vazhdoni me trajtimin. Në të kundërt, nëse mishrat e dhëmbëve tuaj acarohen shumë gjatë këtij trajtimi atëherë ndërpriteni. Pasi t’i keni larë dhëmbët për 2-3 minuta shpëlajini me ujë të freskët dhe ndjeni pastërtinë që ky trajtim dhuron. Aplikojeni këtë trajtim jo më shumë se 3 herë në javë derisa të filloni të shikoni rezultatet që dëshironi./AgroWeb
Të tjera
-
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për kri*me lu*fte në Serbi, nesër del para gjykatës
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për krime lufte në Serbi, nesër del par...
-
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që u ndalua në kufi n...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë
Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur ...
-
Gazeta ukrainase: Më e udhës Kyivi ta zgjedh partnere Kosovën se Beogradin prorus -humbje historike për Serbinë në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje vo...
-
Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, ka një kërkesë për ta
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, k...
-
Prindon Sadriu i gëzohet çmimit që e mori Presidentja: Krenar me ty
Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria...
-
Maqedonci ngre alarmin: Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me Serbinë ...
-
Gërvalla takon ambasadorin amerikan – diskutuan për këto çështje
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar ta...
-
ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sig...
-
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të...
-
Panairi i Kantonit, një mundësi për zgjerimin e komunikimit në fushën e biznesit
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e huaj, pje...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e T...