Zbardhet skema e trafikut të ilaçeve Itali-Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus
13:34 | 11 June 2022
“Këtu bëjmë gjithçka për të njohurit”. Kështu mburrej shqiptari Ndue Pulaj para një gruaje për kontaktet e tij në spitalet milaneze. Kjo u zbulua nga përgjimet e hetuesve italianë të cilët zbuluan një rast korrupsioni mjekësh dhe infermierësh që ofronin certifikata dhe leje për emigrantët shqiptarë për të marrë falas shërbime të shtrenjta mjekësore nga sistemi shëndetësor italian. Karta shëndetësore për të aksesuar trajtimet dhe barnat, jepeshin në këmbim të parave, një biletë për të ndjekur ndeshjen Milan-Verona në San Siro apo shërbime seksuale.
Sipas gazetës Corriere della Sera, në krye të skemës qëndronte italiani Davide Luigi Vergani. Ky i fundit shfaqet në video duke marrë një tufë me para në këmbim të kartës së shëndetit për Gentian Iljazin, të cilat i fut në xhepin e majtë. Në një rast Vergani shfaqet duke regjistruar edhe disa rumunë në sistemin shëndetësor.
Ndaj 9 të arrestuarve janë ngritur akuzat e korrupsionit, trafikut të drogës dhe ndihmës për emigracion të paligjshëm. Ata kishin krijuar një rrjet të trafikut të ilaçeve me përmbajtje narkotikesh dhe mashtrim me dokumentacionin e nevojshëm për pacientë nga Shqipëria që merrnin trajtim si në kushte të emergjencës në vendin fqinj.
Kryesisht medikamentet Clexane ose Enoxaparin, përdoreshin për trajtimin mjekësor të pacientëve me COVID, të cilët ishin të vështirë për t’u gjetur në kohët më të vështira të pandemisë. SPAK ushtroi kontroll në 11 zyra në QSUT e banesa ku u gjetën dokumente italiane të nevojshme për hetimin, ndërsa anti-mafia në Milano vuri në sekuestro 500 mijë Euro dhe ilaçe që kapnin vlerën e 20 mijë Eurove./tvklan.al
Të tjera
-
Abdixhiku, Kurtit: Nga ndërrimi i kostumit prej opozitës në pushtet, po ju duket që gjendja ka ndryshuar në vend
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixiku i është drejtuar pushtetit duke i thënë Kry...
-
Blerta Deliu e pyet Hekuran Muratin për deklaratën e vitit 2016: Sa kushton çmimi i lirisë së Kosovës?
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, në fjalë...
-
Lekaj: Ekonomia e vendit në kolaps, Qeveria të ndërhyjë me masa konkrete
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka akuzuar Qeverinë se nuk po reagon për të leh...
-
Kurti flet për rritjen e çmimeve: Kemi inflacion të importuar, nuk është prekur vetëm Kosova
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e Kuvendit ku po diskutohet p...
-
“Mbase sot lajmi i mirë”, paralajmërimi i Edi Ramës pas takimit sot me presidentin bullgar
Në ditën e dytë të samitit të NATO-s në Madrid, Kryeministri Edi Rama bisedoi...
-
Peci: Arrestimet për mashtrim me subvencione janë të shpeshta, s’di a mund të reagojmë çdo herë
Për mosreagim ndaj arrestimit të asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje në Suha...
-
Lushtaku: Tre mekanizma e luftojnë vazhdimisht UÇK-në, Serbia, Rusia dhe Vetëvendosja
Ish-gjenerali i UÇK-së, Sami Lushtaku, tani nënkryetar i Skënderajt, duke kom...
-
Besian Mustafa: Të hiqet akciza dhe TVSH-ja për tre muaj
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, ka propozuar që të ...
-
Abelard Tahiri: Një pjesë e madhe e qytetarëve po furnizohen me derivate në Maqedoni
Shefi i grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ...
-
Vetëvendosje kundër heqjes së TVSH-së për produktet bazë: Ulen të hyrat e shtetit
Në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për ngritjen e çmimeve, sh...
-
Publikohet raporti i fundit për rastet e reja me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit për rastet e reja me ...
-
SHBA po bën “kthim mbrapa” me vendimin për abortin
Shtetet e Bashkuara janë duke shënuar kthim mbrapa në të drejtat e grave, pas...