Rozë

Zbardhet skandali, nëna e artistes shqiptare ‘boks’ me drejtoreshën! (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 01 June 2017
Nëna e një nxënësi në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë dhunoi drejtoreshën e shkollës, duke përfunduar në polici së bashku me dy fëmijët e saj. Ardiana Hoxha është thirrur në shkollë të martën rreth orës 11:00 për tu interesuar për ecurinë mësimore të djalit të saj, ku në shumë lëndë ishte mbetës.
Por 46-vjeçarja nuk e ka pritur kaq qetësisht. Ardiana Hoxha e shoqëruar nga vajza e saj Hygerta 18-vjeçare dhe djali, ka ngritur tonet në zyrën e drejtoreshës Valbona Gavelli dhe ka përfunduar duke e goditur atë, që siç thuhet në kallëzimin e drejtoreshës, e gjitha ka ndodhur për shkak të detyrës.

Edhe motra e G.Hoxha 15-vjeçarit që mëson në klasën e 12-të në Lice, nuk i ka mbajtur nervat. Ajo ka qëlluar me grushte derën e zyrës së drejtorisë duke e thyer atë.

Por kallëzimi në polici nuk është bërë vetëm nga drejtoresha. Janë edhe dy efektivë policie që e kanë denoncuar gruan 46-vjeçare për faktin se i ka kundërshtuar në ushtrimin e detyrës. Policia mbërriti në vendngjarje ku bëri shoqërimin e palëve në komisariat. Por 46-vjeçarja së bashku me dy fëmijët i kanë kundërshtuar efektivët në ambientet e komisariatit numër 1, duke tentuar t’i godasin.

Efektivi i Policisë A.K., 49 vjeç dhe efektivja K.C. 29 vjeçe, kanë denoncuar Ardiana e Hygerta Hoxhën, nënë e bij, si dhe djalin e Ardianës, G. Hoxha, 15 vjeç. Në këto kushte, gruaja u arrestua në flagrancë, ndërsa dy fëmijët e saj do të procedohen në gjendje të lirë nga Prokuroria e Tiranës.

-Advertisement-

Ardiana Hoxha do të hetohet për veprat penale të “goditjes për shkak të detyrës” dhe kundërshtimit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Vajza, Hygerta për veprat “kundërshtim të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “shkatërrimit të pronës”, e cila po hetohet në gjendje të lirë. Ndërsa djali G. Hoxha, 15 vjeç, gjithashtu procedohet në gjendje të lirë për veprën penale të “kundërshtimit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Vite më parë, edhe vajza e madhe e Ardiana Hoxhës ka kryer studimet në Liceun Artistik në Tiranë. Arlinda Hoxha nuk është një emër i panjohur për botën e artit. Ajo ka marrë pjesë në edicionin e parë të talent show “The Voice of Albania”, ka konkurruar në festivalin e muzikës Top Fest, ndërsa këndon edhe në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. /Gazeta Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera