Zbardhet raporti paraprak mjeko-ligjor: Adela vdiq nga sëmundje që …
Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 01 November 2017
Një atak kardiak, i shkaktuar nga ndonjë sëmundje apo problem shëndetsor që nuk ishte diagnostikuar, dyshohet të jetë shkaku i vdekjes së papritur të gazetares Adela Xhamani.
Mjekët ligjorë që kanë kryer autopsinë e 31-vjeçares, nuk kanë hasur ndonjë komplikacion që varion nga epilepsia. Nga ana tjetër, nuk është konstatuar të ketë pasur shenja dhune, bllokim të rrugëve të frymëmarrjes, shenja injeksioni apo të përdorimit të alkoolit para vdekjes. Burime nga Mjekësia Ligjore thanë dje se Adela mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e avancimit të ndonjë sëmundje për të cilin ajo nuk kishte dijeni.
Ky është konkluzioni paraprak i Mjekësisë Ligjore, në pritje të përgjigjes së analizave biologjike që do të përdoren për hartimin e raportit përfundimtar që do të hedhë dritë mbi shkakun e saktë të vdekjes së saj, shkruan Gazeta Panorama. Burimet thanë se janë marrë për analizë pjesë të disa organeve jetësore, por që në ekzaminimin paraprak është përjashtuar mundësia e epilepsisë.
AUTOPSIA
“Nga autopsia dhe ekspertiza paraprake nuk hasëm ndonjë komplikacion që varion nga epilepsia. Mendojmë se ajo mund të ketë pasur probleme të tjera shëndetsore, si luhatjet e tensionit, anemia, leucemia, apo të tjera shqetësime, për të cilat ajo nuk kishte dijeni”, thanë dje burime nga Mjekësia Ligjore.
Një ekip i përbërë nga ekspertët më të mirë të Mjekësisë Ligjore po kryejnë të gjitha ekzaminimet e nevojshme. Për të përcaktuar shkakun e vërtetë të atakut kardiak janë marrë pjesë të zemrës, pankreasit dhe organeve të tjera jetësore.
Përgjigjet e analizave toksikologjike dalin për 2 deri në 3 javë, ndërsa paraprakisht është konstatuar se nuk ka pasur shenja dhune.
‘Nuk i ishin bllokuar rrugët e frymëmarrjes, nuk ka pasur injeksione të ndryshme në trup dhe gjithashtu nuk ka pasur shenja të përdorimit të alkoolit para se të ndërronte jetë”, thanë të njëjtat burime.
KARDIOLOGËTDisa mjekë kardiologë që kontaktuam dje për rastin tragjik të vdekjes së gazetares Adelajda Xhamani, thanë se vitet e fundit, ngjarje të tilla sa vijnë e bëhen më të shpeshta. Sipas specialistëve të sëmundjeve kardiovaskulare, problemet kardiake u kanë marrë jetën dhe personave në moshë më të re se Adela. Ata shprehen se janë disa faktorë që shkaktojnë infarkt, si stresi, ushqimet jo të shëndetshme, mungesa e aktivitetit fizik, etj. Infarkti sipas tyre mund të paralajmërohet nga një puls i shpejtë ose i pa rregullt, shoqëruar me lodhje, marramendje apo mungesë frymëmarrjeje. Këto mund të jenë tregues të qartë të një sulmi kardiak, insuficence kardiake ose aritmie. Nëse aritmia nuk kurohet, mund të çojë në goditje në tru, insuficience kardiake deri në vdekje të papritur. Sëmundjet e zemrës mund të shkaktojnë marrje mendsh dhe humbje të ndjenjave. Shkaktare mund të jenë aritmitë e zemrës.
Të tjera
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...