Lajme

Zbardhet AXHENDA e plotë e mbledhjes mes Shqipërisë dhe Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 18:09 | 01 October 2020

Nesër në Tiranë, në orën 11:30 tek Pallati i Kongreseve do të zhvillohet mbledhja e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës. Takimit do të hapet me fjalën e dy krerëve të kabinetëve, Edi Rama dhe Avdullah Hoti.

Pas tyre një fjalë të shkurtër do të mbajnë edhe anëtarë të ndryshëm të dy kabineteve, të cilët do të flasin lidhur me çështjet që dy qeveritë do të fokusohen dhe për marrëveshjet që do të nënshkruajnë dy palët. Më pas rreth orës 12:45 pritet të zhvillohet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare, e vetëm 45 minuta më pas Rama e Hoti do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Mbledhja, e cila do të zhvillohet për herë të parë me kryeministër, Avdullah Hotin do të mbyllet rreth orës 13:30 me një foto të përbashkët.

-Advertisement-

AXHENDA E PLOTË:

11.00– Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës përpara Pallatit të Kongreseve

11.15 – Mbërritja e Sh.T. Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit

11.30– Çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë)

Fjalë e Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

Fjalë e Sh.T. Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës

Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim

Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë përmbyll sesionin plenar

12.45 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare

13.00– Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave

13.30 – Foto e përbashkët 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera