Lajme

Zbardhen detajet, pse u qëllua me armë nga të rinjtë pronari i lokalit

Autori: Gazeta inFokus 08:49 | 08 September 2017

Vazhdojnë hetimet në lidhje me atentatin që iu bë dje pronarit të një lokali dje në qytetin e Laçit.

Policia bën me dije se ishin 4 të rinj ata që shkuan në lokalin e Rudolf Tomës me një automjet tip “Benz”.

Mësohet se të rinjt janë konfliktuar me pronarin e lokalitku njëri prej tyre ka nxjerrë edhe armën dhe ka qëlluar mbi pronarin e lokalit.

-Advertisement-

Njoftimi i PolicisëMe datë 07.09.2017 , rreth orës 22:15 , është marrë njoftim se në lagjen Nr.3 Laç, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se ka mbetur i plagosur shtetasi R.T. 32 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar.Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera