Lajme

Zbardhen detajet lidhur me shpërthimin në Shkodër

Autori: Gazeta inFokus 09:04 | 29 September 2017

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me shpërthimin në mesnatë në Shkodër.Mësohet se emri i pronarit të dyqanit që e hodhën në erë me tritol është Abdyl Derguti. Sipas burimeve te Shkodranës, pronari i dyqanit dyshohet se ka konflikt për pronësinë e dyqanit me kushërinjte.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02:00, ne nje dyqan ne Pedonalen e qytetit.

Nga hetimet e para raportohet se shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe per fat nuk ka asnjë person të lënduar nga shpërthimi.

-Advertisement-

Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur ne derën e nje dyqani kepucësh. Nuk ka ende detaje rreth ngjarjes, apo shkakut, nderkohë qe policia ka nisur hetimet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera