Zbardhen detaje të reja për rrahjen e tre policëve në Rahovec
Autori: Gazeta inFokus 15:02 | 01 February 2022
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurve H.A., G.C., dhe S.J., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.
Prokuroria njofton se, rasti ka ndodhur më 30 janar 2022, në një lokal në Rahovec, ku i pandehuri H.A., i sulmon personat zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, pikërisht të dëmtuarit V.K., M.H., dhe G.K., që të tre zyrtarë policorë.
“Përderisa patrulla policore bashkë me Inspektorët e AVUK- ut, kanë hyrë në lokal dhe kanë kërkuar që të largojnë klientët për shkak të masave kundër COVID-19, i pandehuri, fillimisht refuzon urdhrin e zyrtarëve policor, më pas nga xhepi nxjerr një thikë dhe gjatë arrestimit nga ana e zyrtarëve policor, të dëmtuarit V. K., i shkakton lëndime me mjet të rrezikshëm-thikë, ndërsa zyrtarët policor M.H., dhe G.K., pësojnë lëndime trupore në duar”, njofton prokuroria, transmeton Express.
Me këto veprime ka kryer vepër penale “Sulm ndaj personit zyrtar” nga neni 402 paragrafi 4, lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së.
“Më datë e vend të njëjtë, i pandehuri G.C., e sulmon personin zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, të dëmtuarin A.B., zyrtar policor në Rahovec, ku i pandehuri fillimisht refuzon urdhrin e zyrtarëve policor, më pas gjatë arrestimit e sulmon të dëmtuarin duke e goditur me shqelma në pjesë të trupit si dhe duke i kërcënuar zyrtarët policor me fjalë kërcënuese.
Me këto veprime ka kryer veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, nga neni 402 paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.
Më datë e vend të njëjtë, i pandehuri S. J., me dashje, me forcë ka penguar personin zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, të dëmtuarën, zyrtaren policore A. K., ku i pandehuri, ka filluar ti pengoj zyrtarët policor në arrestimin e të dyshuarve H. A., dhe G. C., ku vazhdimisht ka tentuar t’ia largoj duart të dëmtuarës që mos të arrestohen të pandehurit”, thuhet tutje në njoftim.
Me këto veprime ka kryer veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” nga neni 401 parafraf.5 lidhur me paragraf.1 të KPRK-së.
Prokurori i rastit, ndaj tre të pandehurve, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh., nga Gjykata kompetente.
Të tjera
-
Heqja e masës së sigurisë, Sarrazin: Dhamë garanci – nuk i neglizhojmë shqetësimet, sidomos pas Banjskës
Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka folur për arrit...
-
Bsilimi: Progresi i integrimit evropian të Kosovës, nuk ka qenë asnjëherë më parë më i madh sesa tash
Zëvendëskryeministri Bislim Bislimi, ka thënë se ‘ajo që nuk realizohej për m...
-
Kurti fton kompanitë franceze të investojnë në Kosovë, flet për sektorët me më shumë mundësi
Në Paris është mbajtur sot Forumi i parë Ekonomik i Kosovës, të cilin e ka ha...
-
Bekë Berisha prezanton anëtarin më të ri të AAK-së
Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bek...
-
Humolli: Kurti është kopje e Rugovës dhe Thaçit
Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli, i cili më parë ka qenë pjesë e Lëvizj...
-
Haradinaj në Universitetin e Chicagos: Kosova pret me padurim të ecë më shpejt drejt integrimit në NATO
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me ftesë të U...
-
Sylë Hoxha: Radojçiq me terrọristët e tjerë mund të gjykohet në mungesë
Ish-prokurori Sylë Hoxha duke folur për procesin e gjykimit të 42 personave t...
-
Përjashtohen me 10 ditë nga seancat deputetët e PD-së Elda Hoti dhe Petrit Doda
Sekretariati i Etikës në Shqipëri ka përjashtuar me 10 ditë dy deputetët e PD...
-
Jahjaga pritet në DASH nga Emisari Kasanof, flasin për thellimin e marrëdhënieve me ShBA’në
Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka njoftuar se është takuar n...
-
Ministri i Jashtëm i Sllovakisë: S’e njohim Kosovën, është shkelje e integritetit territorial të Serbisë
Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Juraj Blanar, është takuar me homologun e ti...
-
Rutte pas takimit të ministrave të NATO’s: Po vazhdojmë të punojnë që KFOR t’i ketë forcat e duhura për një mjedis të sigurt
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas përfundimit të takim...
-
Ushtarët e ri të FSK-së, Ministria e Mbrojtjes tregon se si do të bëhet testimi
Kandidatët të cilët kanë aplikuar për ushtarë aktiv të Forcës së Sigurisë së ...