Lajme

Zbardhen detaje të reja: Ja si u vra 32-vjeçari në Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 09:11 | 29 September 2017

Millosh Shqepanoviq, sipas Policisë, ndodhej në kafenenë “Dunjo Moja” bashkë edhe me disa të rinj të tjerë serbë dhe në mes tyre kishte shpërthyer një zënkë e një përleshje, në të cilën ishin përdorur edhe thikat. Gazeta “Zëri” ka mësuar se viktima është dërguar gjallë në Spitalin Rajonal në veri të Mitrovicës, por pas ndërhyrjes kirurgjike ai ka ndërruar jetë.

Të mërkurën, saktësisht në orën 23:55 është vrarë në një kafene në veri të Mitrovicës Millosh Shqepanoviq, 32 vjeç. Shqepanoviq, sipas Policisë, ndodhej në kafenenë “Dunjo Moja”, bashkë edhe me disa të rinj të tjerë serbë dhe në mes tyre kishte shpërthyer një zënkë e një përleshje, në të cilën ishin përdorur edhe thikat.

Gazeta “Zëri” ka mësuar se viktima është dërguar gjallë në Spitalin Rajonal në veri të Mitrovicës, por pas ndërhyrjes kirurgjike ai ka ndërruar jetë.

-Advertisement-

Autori i kësaj vrasjeje është i njohur për Policinë, por ai ka ikur dhe do të jetë vështirë për ta kapur pasi që dorasi gëzon përkrahjen e grupeve të shumta kriminale në veri të Mitrovicës e në Zveçan dhe është një nga pjesëtarët e organizatave ilegale të sigurisë, të cilat janë formuar pas shpërbërjes së të ashtuquajturës “Mbrojtje Civile”.

 

Në këto organizata, siç ka thënë Halit Barani, kryetar i KMDLNJ-së në Mitrovicë, ka njerëz që kanë punuar në xhandarmërinë serbe, ish-pjesëtarë të “Rojave të Urës”, si dhe ish-pjesëtarë të “Mbrojtjes Civile”..

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera