Rozë

Zayn Malik tradhëtoi Gigi Hadid me një masazhiere

Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 03 October 2018

Zayn Malik akuzohet se ka tradhëtuar të dashurën e tij Gigi Hadid.

Tradhëtia raporohet të ketë ndodhur në muajin mars pasi çifti mori pak pushim nga njëri-tjetri.

Sipas mediave rozë, këngëtari ka kryer marrëdhënie seksuale me një masazhiste 41-vjeçare të quajtur Italian Enrica.

-Advertisement-

“Zayn mund të ketë çdo vajzë që dëshiron dhe ai ishte me Gigin. Ndaj unë u befasova shumë kur ai më kushtoi vëmendje, një grua 41-vjeçare me forma,”-raportohet të ketë thënë Enrica. “Ai më bëri të ndihem e veçantë. Por, pas një kohe kuptova se ishte vetëm duke më përdorur.”

Duke hedhur dritë mbi atë se si Zayn e kishte rezervuar për masazh, ajo shtoi: ” Unë shkova në dhomën e tij të gjumit dhe bëri një sesion masazhesh. Ai tha se ishte shumë i lodhur dhe i stresuar. Më tha të kthehesha ditën tjetër, por më pas dukej i pasjellshëm dhe pa interes.”

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur dy javë pasi supermodelja dhe këngëtari njoftuar se ishin ndarë. Megjithatë çifti u pa shumë shpejt në shoqërinë e njëri-tjetrit duke konfimuar se ishin kthyer bashkë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera