Rozë

Zayn Malik flet për lidhjen e tij me Gigi Hadid

Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 21 June 2017

Zayn Malik dhe Gigi Hadid nuk janë një çift ndryshe nga çiftet tjera.

Të paktën kështu ka thënë Malik në një intervistë për Evening Standard ku ka folur për lidhjen e dashurisë me Hadid, duke treguar se si mundohen të mbajnë lidhjen e tyretë dashurisë, edhepse janë në qendër të vëmendjes së mediave.

“Në Neë York shpesh përpiqemi që të gjejmë pak kohë për veten, dalim për shëtitje në orët e para të mëngjesit zakonisht.  Por sërish nuk arrijmë të gjejmë kohë për veten, pa na fotografuar”, ka thënë ai, transmeton Klan Kosova.

-Advertisement-

Malik ka thënë se ai dhe e dashura e tij janë vazhdimisht në ballinat e revistave.

“Unë jam me të sepse ajo më pëlqen, shpresoj se ajo është me mua sepse më pëlqen. Ne kalojmë kohë si çiftet e zakonshme, gatuajmë bashkë, shohim TV, qeshim, thjesht si të gjithë”, ka vazhduar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera