Lajme

Zarif pretendon se fqinjtë po nxisin protesta në Iran

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 08 Janar 2018

Ministri i Jashtëm Iranian, Mohammad Javad Zarif, ka paralajmëruar vendet fqinje për nxitje të pasigurisë në vendin e tij, duke iu referuar protestave kundër-qeverisë të cilat kanë shqetësuar Iranin në dy javët e fundit, transmeton AP.

Zarif i ka bërë këto komente gjatë një konference në Teheran gjatë ditës së sotme, duke theksuar qëndrimin e autoriteteve iraniane, i cili supozon se shtetet e huaja kanë lidhje me protestat në Iran.Ai ka thënë se “asnjë shtet nuk mund të krijojë një ambient të sigurtë për veten duke krijuar pasiguri tek fqinjtë”.

Agjencia zyrtare e lajmeve IRNA, e ka cituar Zarifin të ketë thënë se “përpjekjet e tilla” do të dështojnë.Autoritetet iraniane kanë thënë disa ditë më parë se protestat që fillimisht kishin nisur për shkak të pakënaqësive ekonomike e më pas kanë kaluar në tentim për të rrëzuar qeverinë veçse kanë filluar të zbehen.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy