Shëndetësi

Zanafilla e shumë sëmundjeve nis nga stomaku, çfarë duhet të bëni

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 23 October 2020

Mbi 2000 vjet më parë, Hipokrati, i njohur si Ati i Mjekësisë, paralajmëroi se stomaku përbën zanafillën e të gjitha sëmundjeve. Shëndeti i stomakut dhe i të gjithë sistemit tretës në përgjithësi ndodh të anashkalohet. Ndonëse ky sistem përmban dhjetëfishin e baktereve të rëndësishme në krahasim me çdo pjesë tjetër të trupit.

Këto baktere, na mbrojnë nga infeksionet, mbështesin metabolizmin dhe përmirësojnë tretjen. Për fat të keq, pjesa më e madhe e popullësisë në Shqipëri dhe në Botë ushqehet keq dhe si pasojë vuan nga mungesa e baktereve të mira në stomak. Ekuilibrat e baktereve në stomak ndikohen jo vetëm nga ushqyerja e keqe, por edhe nga stresi, toksinat dhe përdorimi i tepruar i antibiotikëve.

Rreziku i Sëmundjeve Dhe Shëndeti i Stomakut
Studime të ndryshme, të cilave u referohet AgroWeb.org, konfirmojnë se një pjesë e madhe e sëmundjeve shfaqen si pasojë e inflamacionit kronik në stomak. Ajo që ndodh është se në shumë raste, baktere të këqija të njohura si endotoksina lëshohen në gjak. Sistemi imunitar i identifikon ato si të huaja dhe i sulmon duke shkaktuar kështu një inflamacion kronik.

-Advertisement-

Inflamacioni mund të nxitet edhe nga ushqyerja dhe mund të përhapet aq shumë sa të shkaktojë rezistencë ndaj insulinës që më pas pasohet nga diabeti i tipit 2 dhe obeziteti. Një regjim ushqimor jo i shëndetshëm ndikon fort në rritjen e nivelit të endotoksinave duke nxitur kështu inflamacionin. Ushqimet e fermentuara si turshitë apo kosi dhe kefiri janë shumë të pasura me probiotikë dhe i bëjnë mirë stomakut.

Ndikimi i Inflamacionit Kronik
Inflamacioni është një reagim i imunitetit ndaj toksinave ose lëndëve të huaja në trup. Qëllimi i tij është që të ndihmojë trupin të eliminojë këto substanca të huaja dhe të riparojë dëmin e kryer. Inflamacioni kronik ose sistemik është i dëmshëm sepse trupi sulmon veten. Inflamacioni mund të prekë enët e gjakut dhe më pas trurin.

Inflamacioni kronik, shkakatari i saktë i të cilit nuk dihet akoma, besohet të jetë një nga shkaktarët e shumë sëmundjeve. Bëhet fjalë për sëmundjet e zemrës, sindroma metabolike, Alzheimeri, depresioni e të tjerë. Mënyra më e mirë për mirëmbajtjen e shëndetit të stomakut është të ushqeheni shëndetshëm, të flini mirë e të kryeni shumë aktivitet fizik./AgroWeb

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera